Shabani flet për përplasjen me Lapajn/ Adriatiku u zotua që s’do e mbante mandatin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kreu i Nismës Thurje, Endrit Shabani, ka folur në një intervistë për News24 rreth debatit të hapur me ish-aleatin Adriatik Lapaj, lidhur me mandatin e vetëm që koalicioni “Shqipëria Bëhet” arriti të siguronte në zgjedhjet e 11 majit.

Shabani sqaroi se mandati i Qarkut Tiranë i është dhënë Kleana Xhuvelit, e katërta në listën shumëemërore, dhe sipas tij, asnjë nga kandidatët më lart nuk ka shprehur pretendime.

“Ky është një debat për standard. Mandati i kalon Xhuvelit që i përket partisë Shqipëria Bëhet. Pavarësisht se përfaqëson edhe votat e Nismës Thurje, ne nuk kemi pretenduar për ta marrë”, tha Shabani.

Ai theksoi se, nëse votat do të ndaheshin në mënyrë mekanike, Xhuveli nuk do të arrinte të fitonte mandatin pa votat e Nismës Thurje. Më tej, Shabani tregoi prapaskenat e formimit të koalicionit dhe përzgjedhjen e Adriatik Lapajt si kryetar.

“Ramë dakord që Adriatiku të ishte kryetar. Nëse do të merrnim vetëm një mandat, ai u zotua publikisht se do hiqte dorë. Kjo sepse ideja ishte të punonim për ekipin, jo për karrierën personale të një individi”, theksoi Shabani./E.T

Të fundit

Sfidë dramatike në Islandë, Vllaznia i jep lamtumirën Evropës pas kohës shtesë

Vllaznia është eliminuar nga Europa pasi është mundur pas kohëve shtesë me shifrat 4-2 nga Vikingur në ndeshjen e...

Kualifikime historike, Dinamo dhe Egnatia bëjnë detyrën dhe kalojnë në fazën tjetër

Emocione dhe spektakël në Conference League. Dinamo është kualifikuar në turin e 3-të kualifikues të këtij kompeticioni, pasi eleminoi Atletic Escaldes. Pas fitores 1-2...

Çmenduri! Foshnja lind nga një embrion i ngrirë përpara 30 vjetësh

Një çift nga Ohio ka sjellë në jetë një djalë të shëndetshëm nga një embrion i ngrirë për më shumë se 30 vjet, duke...

Një mandat, dy fise, zero shpresë! Telenovela Lapaj-Shabani diskreditoi të rinjtë

Adriatik Lapaj ndërroi sërish mendje! Përpara ditës së zgjedhjeve tha që nëse koalicioni do merrte vetëm një mandat, ai nuk do ta pranonte atë....

Jahti sekret i Bill Gates del në shitje, kushton 645 milionë dollarë

Një nga jahtet më të jashtëzakonshme të ndërtuara ndonjëherë, i quajtur Breakthrough, pritet të dalë për herë të parë në shitje gjatë Monaco Yacht...

Lajme të tjera

Web TV