Hungaria dhe Serbia bisedojnë me Rusinë për një naftësjellës të ri

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministrja e Minierave dhe Energjisë e Serbisë, Dubravka Gjedoviç Handanoviç ka zhvilluar një takim më 21 korrik me zëvendësministrin rus të Energjisë, Pavel Sorokin, dhe ministrin e Jashtëm dhe të Tregtisë të Hungarisë, Peter Szijjarto, për të diskutuar rreth realizimit të projektit për ndërtimin e një naftësjellësi ndërmjet Serbisë dhe Hungarisë.

Pas takimit, Gjedoviq Handanoviç deklaroi se ekziston mbështetje nga qeveritë e Serbisë, Hungarisë dhe Rusisë për këtë projekt, i cili, sipas saj, do t’i mundësonte Serbisë një burim shtesë për furnizim me naftë të papërpunuar gjatë dekadave të ardhshme, bëri të ditur Ministria serbe e Minierave dhe Energjisë, shkruan REL.

“Ndërtimi i këtij naftësjellësi do t’i japë Serbisë mundësinë të sigurojë furnizim me naftë të papërpunuar përmes Hungarisë, duke forcuar më tej sigurinë energjetike të vendit. Diversifikimi i burimeve të furnizimit është i rëndësishëm për të qenë më të sigurt dhe më pak të varur nga një burim i vetëm, veçanërisht në kontekstin gjithnjë e më të paqëndrueshëm gjeopolitik”, tha ajo.

Ajo shtoi se përmes këtij naftësjellësi, Serbia do të lidhej për herë të parë me një nga naftësjellësit më të mëdhenj në Evropë dhe do të siguronte një burim alternativ furnizimi.

Ndërkaq, sipas Szijjartos, naftësjellësi midis dy vendeve mund të ketë një kapacitet vjetor transporti deri në pesë milionë tonë.

“Nevojitet ndërtimi i një naftësjellësi të ri 180 kilometra të gjatë në territorin e Hungarisë dhe, nëse gjithçka shkon sipas planit, ky naftësjellës i ri mund të hyjë në funksion deri në vitin 2027”, tha shefi i diplomacisë hungareze.

Serbia dhe Hungaria kishin rënë dakord për ndërtimin e këtij naftësjellësi në tetor të vitit 2022, i cili do t’i mundësonte Serbisë të furnizohej me naftë më të lirë nga Urali përmes lidhjes me naftësjellësin rus Druzhba (“Miqësia”).

Lexo edhe :  Kurti: Presim zgjidhje të ngërçit politik deri në fundjavë

Autoritetet në Beograd morën këtë vendim pasi Kroacia ndaloi transportin e naftës ruse në fund të vitit 2022, në përputhje me sanksionet e Bashkimit Evropian ndaj Rusisë për shkak të agresionit të saj në Ukrainë. m.p.

Të fundit

Kur detyrat kushtetuese dhe publike përdoren si pronë private

Endri Kajsiu Pse mungoi kryeprokurori në prezantimin e draftit të kodit të ri penal dhe heshtja e çuditshme e organit...

Zjarret djegin banesa/ Evakuohen banorë dhe pushues në Borsh, aktive vatrat në Prespë

Perkeqesohet situata me zjarret në jug të vendit. Në Borsh flakët i janë afruar plazhit. Rruga kryesore Himarë-Sarandë pranë Borshit momentalisht është e pakalueshme...

Hulk Hogan, legjenda e muskujve që kaloi nga ringu në kinematografi

Nga Leonard Veizi I gjatë, i fuqishëm, me një buzëqeshje prej gladiatori dhe mustaqe të verdha që nuk e tradhtonin dot personalitetin ekstravagant – Hulk...

Dhunoi kamarierin në Vlorë për një shishe ujë, pezullohet nga detyra oficeri i policisë

Ish-shefi i qarkullimit në Vlorë, aktualisht oficer i policisë kufitare në Dibër, Ardian Isufi është pezulluar nga detyra, për shkak të përfshirjes së tij...

Analiza/ Çfarë do të thotë njohja e Palestinës nga Franca?

Emmanuel Macron e njoftoi vendimin vonë në mbrëmje në X (24.07). Në një postim të gjatë, presidenti francez deklaroi se vendi i tij do...

Lajme të tjera

Web TV