“Listë e zezë për investitorët”/ Ndërtimet pas vitit 2020, nuk do të legalizohen!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama thotë se duhet ndërhyrje në procesin e legalizimeve.

Në mbledhjen me deputetë të Tiranës dhe drejtorë të bashkisë, Rama u shpreh se ndërtimet pas vitit 2020, nuk do të legalizohen.

Kreu i qeverisë shtoi se shkelësit e lejeve do të futen në një listë të zezë.

“Procesi i legalizmit, në mënyrë abuzive për qëllime përfitimi, kanë zënë hapësirë publike dhe bëjnë vetëdeklarimin që i fut si individë në proces. Procesi i legalizimit është mbyllur në vitin 2020. Asgjë e ndërtuar pas vitit 2020 nuk legalizohet. Jo që ndërto pas vitit 2020, deklaro dhe kur ka nevojë për ndërhyrje bashkia apo qeveria për interes publik, thonë jemi në proces. Këtë do ta deklarojmë të pavlefshme. Deklarimet për godinat me qëllim fitimi, nuk jemi këtu për të diskutuar shtëpitë, jemi për të diskutuar këtë mashtrim të madh. Nuk do të humbitet asnjë minutë që agjencia e Kadastrës të bëjë skualifikimin. Do të miratohet me ligj krijimi i një liste të zezë me ata që abzuojnë me territorin. Do të humbasë të drejtën të marrë leje ndërtimi. Do të marrim masat për një kategori ndërtuesish shumë problematikë. Masat do të jenë drastike.”, theksoi ai./E.T

Të fundit

“Berisha jo pensionist politik”, kompania lobuese e PD ndryshon tekstin

Kompania lobuese e pajtuar nga Partia Demokratike në SHBA, Continental Strategy, ka përcjellë një amendament të dokumentit të fundit...

Nxehtësi ekstreme në Emiratet e Bashkuara, temperatura deri 51.8 gradë

Emiratet e Bashkuara Arabe po përballen me një rritje të ndjeshme të temperaturave këtë verë, pas pranverës më të ngrohtë të regjistruar ndonjëherë, me...

3 orë përballje me SPAK, Meta: Hetimet janë të fabrikuara

Ish-presidenti Ilir Meta la qelinë e paraburgimit 313 dhe u paraqit mesditën e së hënës në Prokurorinë e Posaçme, ku iu komunikua mbyllja e...

Kush i gjuan penalltite te Real Madrid? Xabi Alonso merr vendimin final

Duke qenë se sezonin e kaluar, Real Madrid humbi një të tretën e penalltive të dhëna, nga 19 në total, duke ndezur një debat...

Fakulteti i Sigurisë dhe Hetimit, Policia e Shtetit bën njoftimin

Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit ka dalë me një njoftim zyrtar lidhur me plotësimin e formularit për të gjithë efektivët të cilët...

Lajme të tjera

Web TV