Përplasjet Lapaj-Shabani, Elena Kocaqi: Politika shqiptare vuan nga mungesa e burrërisë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryetarja e Aleancës Kombëtare Shqiptare, Elena Kocaqi, ka komentuar përplasjen e fundit për mandatin e vetëm të “Nisma Shqipëria bëhet” mes Endri Shabanit dhe Adriatik Lapajt në emisionin Debat nga Alba Alishani në A2 CNN. Ajo theksoi se, në bazë të marrëveshjes, mandati i deputetit i takonte Lapajt dhe se, në vend të Shabanit, ajo nuk do ta pranonte kurrë mandatin, edhe nëse diferenca mes tyre do të ishte vetëm një votë.

“Unë i njoh që të dy. Por në këtë rast, në bazë të marrëveshjes që ata kanë, mandati i takonte Lapajt. Po të isha në vend të Shabanit, një votë sikur të ishte diferenca, nuk do ta pranoja mandatin”, deklaroi Kocaqi.

Ajo kritikoi ashpër kulturën politike në Shqipëri, duke e cilësuar si të mbushur me mungesë të burrërisë dhe besnikërisë.

“Problemi është se në politikën shqiptare nuk ka burrëri, nuk ka besnikëri dhe vuajmë. Politika nuk është imorale. Politikën imorale e kanë bërë meshkujt imoralë në politikë,” tha Kocaqi, duke shtuar se vetë politika si proces nuk duhet demonizuar për shkak të sjelljes së individëve./kb

Të fundit

SPAK operacion për kapjen e disa punonjësve të IMT, dy të arrestuar

Policia e Shtetit dhe SPAK kanë ndërmarrë një operacion për arrestimin e disa personave, punonjës të IMT-së, të dyshuar...

Fund berishizmit! Një listë për ansamblin që mund të thurë opozitën e re shqiptare

Për të mirën e demokracisë shqiptare, ka ardhur koha që Partia Demokratike të reformohet dhe të heqë dorë nga berishizmi. Drejtuesit politikë që dështuan...

Skandal në Premier League! Yjet e futbollit kanë trukuar ndeshje

Premier League është përfshirë në një skandal të ri, pasi një ish-shef i policisë suedeze ka deklaruar se disa futbollistë të kampionatit anglez kanë...

‘Heroi im Bardhi’, këshilltari i PD nxjerr postimin e Flutura Açkës më 2021

Këshilltari i PD, Marash Logu ka reaguar pasi deputetja Flutura Açka me një postim të sotëm sulmoi Gazment Bardhin, një ditë pasi Berisha dha...

Berisha nxjerr “sekretin shtetëror”: Ja ku u rrëmbye Daniel Shima

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, përmes një statusi në rrjete sociale ka folur gjatë për zhdukjen e ish-zv. drejtorit të AKSHI-t, Daniel Shima...

Lajme të tjera

Web TV