BE miraton 87.7 mln euro për Shqipërinë, Malin e Zi dhe Serbinë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

BE, përmes Bordit të Investimeve në Ballkanin Perëndimor, ka miratuar një paketë investimesh për 3 shtete të rajonit tonë.

Paketa prej 87.7 milionë Eurosh është miratuar për Shqipërinë, Serbinë dhe Malin e Zi. Ky fond do të përdoret për të investuar në energjinë e rinovueshme. Lajmi është bërë i ditur nga zyra e Delegacionit të Bashkimit Europian në Shqipëri.

Në Shqipëri, fondet do të përdoren për të përmirësuar sistemin e transmetimit të energjisë, digjitalizimin e nënstacioneve për rritjen e kapacitetit dhe uljen e humbjeve në rrjet.

Investimet do të prekin edhe HEC-in e Fierzës, për përmirësimin e sistemeve. Gjithashtu do të investohet edhe në linjën ajrore të transmetimit Rrashbull-Unaza e Tiranës.

Paketa 87.7 milionë euro për 3 shtetet e Ballkanit është dhënë në kuadër të planit të rritjes së BE-së për Ballkanit Perëndimor, për të përforcuar rrjetet energjetike, përmirësuar hidrocentralet ekzistuese dhe për panelet diellore. m.p.

Të fundit

I mungon vetëm një lojtar, Guardiola e gjen te Barcelona për 80 mln euro

Pas largimit përfundimtar të Kyle Walker dhe mungesës së besimit te mbrojtësit e djathtë aktual që ka në ekip,...

Dy makina përplasen në Dimal, plagosen dy fëmijë të mitur

Një aksident me pasojë plagosjen e dy fëmijëve ka ndodhur pasditen e së mërkurës në Dimal. Aksidenti ndodhi në zonën e quajtur Parku i qytetit,...

Merr flakë mjeti në autostradën Lushnje-Fier

Një mjet është djegur teksa ishte në ecje në autostradën Lushnje -Fier në afërsi të pushimit të shoferit. Mjeti tip Ford është djegur totalisht ndonëse...

Ishte në kërkim ndërkombëtar, ekstradohet nga Dubai Denis Bajri

Denis Bajri është ekstraduar pasditen e sotme nga Dubai. 37-vjeçari ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, dhe rezulton si një person me rrezikshmëri shumë të...

Rama publikon fotot: Në terren për të garantuar sezon të pastër turistik

Kryeministri Edi Rama thotë se Agjencia Kombëtare e Bregdetit dhe strukturat e tjera janë çdo ditë në krye të detyrës për të garantuar një...

Lajme të tjera

Web TV