Ankandet e energjisë së rinovueshme, Balluku: Shqipëria, eksportues brenda vitit 2030

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Zëvendëskryeministrja dhe njëherësh ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku, njoftoi në një postim në Facebook se bashkitë do të përfitojnë nga ankandet ndërkombëtare të energjisë së rinovueshme.

Sipas saj, autoritetet lokale janë të angazhuara për të identifikuar tokat e pafrytshme për bujqësi dhe të papërdorshme për zhvillime urbanistike, të cilat do të vendosen në dispozicion për zhvillimin e projekteve energjetike.

Bashkitë do të kenë rol aksioner në këtë proces, që pritet të sjellë më shumë përfitime për qytetarët dhe të çojë Shqipërinë drejt statusit të eksportuesit neto të energjisë brenda vitit 2030.

“Bashkitë mund të përfitojnë nga ankandet e energjisë së rinovueshme. Kemi kërkuar nga pushteti vendor, identifikimin e tokave të pafrytshme për bujqësi dhe të papërdorshme për zhvillime urbanistike, të cilat do të vendosen në dispozicion për zhvillimin e ankandeve ndërkombëtare të energjisë së rinovueshme.  Bashkitë do të jenë aksionere në këtë proces. Më shumë përfitime për qytetarët. Shqipëria, eksportues neto i energjisë brenda vitit 2030”, ka shkruar zëvendëskryeministrja Balluku./kb

Të fundit

Miqësore/ Gyokeres gjen golin e parë me Arsenalin, Man. City argëtohet ndaj Palermos

Viktor Gyokeres gjen rrjetën me fanellën e Arsenalit, teksa gjeti golin e parë me fanellën e “Topçinjve” në duelin...

Temperaturat shënojnë rekord, shpërthejnë zjarret masive në të gjithë Evropën Jugore

Zjarrfikësit po luftojnë me zjarret në të gjithë Evropën Jugore, ndërsa nxehtësia ekstreme ka përfshirë rajonin me temperatura rekord. Në Francë, rreth 1,400 zjarrfikës u...

Izrael/ Mijëra qytetarë protestojnë në Tel Aviv kundër planit për të pushtuar Gazën!

Dhjetëra mijëra njerëz po marrin pjesë në demonstratën në Tel Aviv në atë që është riemëruar “Sheshi i Pengjeve”, që nga sulmi i 7 tetorit 2023...

Po shkonte të merrte shërbimin, përplaset në vijat e bardha efektivi në Shkodër

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në lagjen “Partizani” në Shkodër ku një efektiv policie është përplasur teksa po kalonte në vijat e...

Ishujt Kuril goditen nga një tërmet i fortë, lëkundjet ndihen edhe në Japoni

Një tërmet me magnitudë 6 ballë goditi lindjen e rajonit të Ishujve Kuril në Rusi, tha Qendra Sizmologjike Evropiane-Mesdhetare. Tërmeti ishte në një thellësi prej...

Lajme të tjera

Web TV