Krasniqi: Nuk besoj kurrë që Limaj do të jetë kandidat për kryeparlamentar

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, deklaroi se kreu i LVV-së, Albin Kurti nuk do ta propozojë Fatmir Limajn për kryeparlamentar.

Sipas tij, mungesa e transparencës në diskutimet mes Kurtit dhe Limajt është “shenjë që diçka nuk është në rregull”.

Kështu u shpreh Krasniqi pas ndërprerjes së seancës, ku tha se nuk beson që Limaj do të jetë kandidat për kryeparlamentar, shkruan A2.

“A e keni parë ju ndokund që është kandidat? E para, unë nuk besoj kurrë që do të jetë kandidat, sepse një gjë të tillë ia kam thënë edhe atij personalisht, nuk e emëron, nuk e propozon Albin Kurti asnjëherë. Kështu që për këtë temë besoj që s’kemi me pas as arsye me e diskutu, përveç në mënyrë hipotetike… Mungesa e transparencës nga të dyja palët është pak një shenjë që diçka nuk është në rregull, besoj që ka të bëjë me apetitet pushtetore sepse nuk ma merr mendja që janë duke negociuar programin qeverisës me fol se sa duhet të rriten pagat ose se sa duhet të rriten pensionet”. m.p.

Të fundit

Korçë, makina përplas këmbësoren me pasojë jetën

Një aksident i rëndë ka ndodhur në rrugën që të çon drejt fshatit Voskop. Sipas informacionit paraprak, një automjet...

Anglishtja, kusht për shoferët e kamionëve!

Administrata amerikane ka paralajmëruar se disa shtete mund të përballen me ndërprerje të fondeve federale nëse nuk zbatojnë rregullat e reja. Departamenti i Transportit bëri...

Putin “zbret” në festivalin e Venecias, Gaza dominon eventin

Venecia ka shtruar tapetin e kuq dhe është gati të mirëpresë ajkën hollivudiane, në edicionin e 82-të të festivalit prestigjoz të filmit. Yje të kinemasë,...

Piktura holandeze e vjedhur nga nazistët gjendet në Argjentinë

Më shumë se 80 vjet pasi u vodh nga nazistët nga një tregtar i artit hebre në Amsterdam, një portret i një mjeshtri italian...

Trump: Dënime me vdekje për vrasësit në Uashington

Presidenti amerikan, Donald Trump ka thënë të martën se do të kërkojë dënime me vdekje për vrasësit në Uashington, në kuadër të luftimit të...

Lajme të tjera

Web TV