Last Updated on 23/07/2025 by adminfjala
Prej disa javësh në vendin tonë vijon aksioni për lirimin e hapësirave publike pas urdhrit të Kryeministrit Edi Rama. Kreu i qeverisë ka publikuar së fundmi një foto në rrjete sociale ku duket një ndërtim ‘pa leje’ edhe në Londër.
Edi Rama ironizon duke thënë se mund ta kenë edhe shqiptarët. Rama thekson se këtë foto ja kanë dërguar dhe po e ndan në rrjete sociale për pak humor.
“Nuk e di a e kanë vërtetë shqipot këtë lokalin me shtesa mbi trotuar në Londër, po qesha shumë kur ma çuan dhe po e ndaj me ju për pak humor”, ka shkruar Rama. m.p.