Komisioni i Posaçëm Antikorrupsion mbyll mandatin 14-mujor

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Deputeti i Partisë Socialiste, Fatmir Xhafaj, në një deklaratë për mediat nga Kryesia e Kuvendit, bëri bilancin e punës së Komisionit të Posaçëm Antikorrupsion, të cilin e ka drejtuar që prej themelimit të tij, dhe i cili përfundon mandatin pas 14 muajsh funksionim.

“Komisioni ka funksionuar me transparencë dhe e ka përmbushur qëllimin e tij. Është detyrimi ynë të ndajmë me qytetarët rezultatet e punës sonë,” u shpreh Xhafaj.

Sipas tij, komisioni ka pasur në fokus tri sfida thelbësore: zhvillimin, mirëqeverisjen dhe luftën kundër korrupsionit, duke kontribuar gjithashtu në forcimin e sundimit të ligjit. Ai theksoi se puna e komisionit ka ndihmuar në qartësimin e rolit që duhet të ketë Kuvendi në procesin e integrimit në Bashkimin Europian dhe në nevojën për reformimin e vetë institucionit ligjvënës.

“Ky komision i posaçëm parlamentar ka qenë një hap i rëndësishëm për të adresuar problematika të ndjeshme dhe për të vendosur një qasje më funksionale ndaj sfidave që lidhen me qeverisjen e mirë dhe antikorrupsionin,” përfundoi Xhafaj./e.t

 

 

Të fundit

Braçe apel qytetarëve: Mos ndizni zjarre, por…

Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që të tregohen të kujdesshëm në...

Miratimi i Akti i Sigurimeve Shoqërore të vitit 1935 dhe ndikimit të tij në SHBA

Sfondi – Depresioni i Madh Në fillim të viteve 1930, Shtetet e Bashkuara po përballeshin me Depresionin e Madh, krizën ekonomike më të rëndë në...

Zjarret në vend, Policia bën bilancin: Në më pak se tre muaj identifikuam 137 autorë

Me situatën e zjarreve që paraqitet e rëndë në vendin tonë, ku sipas Sistemit Evropian për Zjarret në Pyje deri më tani për vitin...

Politico: Shqipëria përdor IA në qeverisje, integrimin në BE dhe luftën ndaj korrupsionit

Inteligjenca artificiale (IA) gjithnjë e më shumë po përqafohet nga shumë vende të Evropës, ndërsa Shqipëria po e shfrytëzon si një mjet kyç për...

Çfarë po gatuhet në Alaskë? Trump dhe Putin mes hartës së re të Ukrainës

Presidenti amerikan Donald Trump dhe presidenti rus Vladimir Putin do të zhvillojnë të premten një samit në Alaska, mes spekulimeve se bisedimet mund të...

Lajme të tjera

Web TV