Last Updated on 25/07/2025 by adminfjala
Numri i kopshteve në Kinë është ulur me 1/4 gjatë katër viteve të fundit, duke çuar në mbylljen e dhjetëra mijëra institucioneve për fëmijë, për shkak të një rënie të fortë të lindjeve që po godet sistemin arsimor.
Sipas të dhënave të Ministrisë së Arsimit të Kinës, regjistrimet në kopshte kanë rënë me 12 milionë fëmijë midis viteve 2020 dhe 2024, nga një pikë kulmore prej 48 milionë fëmijësh. Numri i kopshteve, që shërbejnë fëmijët e moshës 3-5 vjeç, është ulur gjithashtu me 41 mijë nga gati 29 mijë në vitin 2021.
“Rënia e regjistrimeve është tashmë pjesë e pashmangshme e sistemit dhe nuk do të ndryshojë,” thotë Stuart Gietel-Basten, drejtor i Qendrës për Shkencën e Plakjes në Universitetin e Shkencës dhe Teknologjisë në Hong Kong. Ai thekson se krahasuar me pesë ose dhjetë vitet e fundit, rënia e lindjeve është “shumë e madhe”.
Tkurrja e sistemit parashkollor në Kinë është një shenjë paraprake e sfidave që presin bizneset dhe politikanët për shkak të rënies demografike, që pritet të jetë nga më të shpejtat në botë.
Pas një politike pesëdhjetëvjeçare që kufizonte shumicën e familjeve vetëm me një fëmijë, e cila u pezullua në 2016, Kina ka regjistruar tre vjet radhazi me rënie të popullsisë deri në vitin 2024.
Edhe pse numri i lindjeve u rrit me rreth 520 mijë në vitin e kaluar, duke arritur në 9.3 milionë, pas një rekordi të ulët në 2023, ai mbetet nën nivelin e vdekjeve dhe ka rënë thuajse në gjysmë që prej kulmit prej 17.9 milionësh në 2017.
Zhuang Yanfang, një edukatore dhe pronare e tre kopshteve në qytetin Jinhua, në provincën bregdetare të Zhejiang-ut, vendosi në vitin 2023 të transformojë njërën nga kopshte e saj, që në kulmin e saj kishte 270 fëmijë, në një shtëpi të kujdesit me 42 shtretër për të moshuarit.
“Me rënien e lindjeve, regjistrimet ranë ndjeshëm,” tha Zhuang. Ajo vlerëson se “90 për qind e kopshteve private kanë mbyllur” në komunitetin që po plaket me shpejtësi.
Megjithëse ka zgjeruar dy kopshte të tjera për të ofruar kujdes ditor për foshnjat që nga mosha 10 muajsh, ajo nuk është optimiste. Aktualisht, këto institucione kanë rreth 150 fëmijë së bashku, krahasuar me mbi 1 mijë disa vite më parë./kb