E Enjtja magjike e futbollit shqiptar

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga ERVIN BAKU

Një e Enjte zakonshme Korriku, por që do të mbahet mend gjatë. Tri fitore në një mbrëmje. Tri buzëqeshje europiane për futbollin shqiptar.
Egnatia zbatoi pikë për pikë leksionin e jetës, “Rrëzohu, ngrihu dhe ec përpara”. Fitoi si burrat, në një transfertë të vështirë, por që u kthye në fushë lavdie. Vllaznia, me zemrën e saj të madhe, shpërtheu dhe fitoi me përmbysje në “Loro Boriçi”. Në një mbrëmje madhështore! Shpirti shkodran nuk vdes kurrë. Dinamo City vendosi rend në kaosin e pjesës së parë. Pas pushimit tregoi karakter dhe klas, duke rikthyer një emër historik aty ku i takon, në hartën e fitoreve europiane. Tri fitore në një mbrëmje nuk është vetëm statistikë. Është besim. Është frymë. Skuadrat shqiptare na treguan që nuk përkulen para askujt dhe më në fund po mësohen të fitojnë. Jo vetëm në fushë, por edhe në mentalitet.
Faleminderit çuna! Për krenarinë, për emocionin, për shpirtin luftarak që mbajtët veshur me fanellën kuqezi, edhe kur ajo ka ngjyrat e klubeve. Mbrëmja magjike e së Enjtes së kaluar duhet kompletuar të Enjten e ardhshme. Puna duhet përfunduar më 31 Korrik. Në Rrogozhinë, në Reykjavik dhe në Elbasan. Futbolli shqiptar nuk ka qenë kurrë më pranë një epoke të re! Me 3 skuadra në turin e tretë./kb

Të fundit

Zhegrova do largohet nga Lille, por jo nga Ligue 1

Olimpique Marseille ka qenë shumë aktive këtë merkato, duke bërë disa transferime. Drejtori sportiv i Marseille, Med’hi Benatia, ka...

Trageti me 150 udhëtarë ngec në brigjet e Evias, panik dhe frikë fundosjeje

Një traget me 150 udhëtarë në bordin e tij ka pësuar avari dhe ka ngecur në tokë të thatë në brigjet e Evias në...

Zbulohen shkaqet e vdekjes së yllit të rokut Ozzy Ousborne

Është zbuluar shkaku i vdekjes së legjendarit të rokut të heavy metal, Ozzy Osborne. Sipas certifikatës së tij të vdekjes, këngëtari vdiq nga një...

Mori direktiva nga Chat GPT, kritikohet kryeministri suedez

Kryeministri i Suedisë, Ulf Kristersson, është përballur me kritika pasi pranoi se përdor rregullisht mjete të inteligjencës artificiale për të marrë një “mendim të...

Barcelona detyrohet të shesë talentin premtues, e pret Bayer Leverkusen

Barcelona është e detyruar të bëjë të tjera shitje, për të bërë të mundur regjistrimin e transferimeve të reja, Joan garcia dhe Marcus Rashford,...

Lajme të tjera

Web TV