Last Updated on 26/07/2025 by adminfjala
Një vatër e madhe zjarri është shfaqur edhe në zonën e Qafës së Buallit në Bulqizë, në orët e vona të pasdites së sotme, në qarkun e Dibrës.
Helikopteri i ushtrisë është parë të kryente misione të përsëritura me kovën e madhe të ujit, për shuarjen e zjarrit nga ajri.
Mbi 20 vatra zjarri janë shfaqur sot në Bulqizë dhe në Klos të Matit, teksa zjarret mësohet se janë ndihmuar nga era e fortë dhe temperaturat e larta. Dhjetëra hektarë me pyje e kullota po digjen. Rrezik mësohet se ka edhe për disa biznese dhe banesa, teksa forca të shumta ndodhen në terren./e.t