Last Updated on 27/07/2025 by adminfjala
Vijon në të gjithë vendin aksioni për lirimin e hapësirave publike nga tavolinat dhe karriget që kanë zaptuar trotuaret.
Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje nga lirimi i hapësirave publike nga çdo lagje e Tiranës. Rama theksoi se ky aksion do të vijojë sa të jetë e nevojshme.
‘Këto janë pamje nga çdo lagje e Tiranës dhe kujt ankohet po këtu pse jo e po aty pse jo, i them kjo punë sapo ka nisur dhe nuk do të jetë as një javë as një muaj, po do të vijojë sa të jetë nevoja; jo vetëm në Tiranë dhe jo vetëm me prishjet, po edhe me risistemime”, shkroi Rama krahas fotove. m.p.