Po ndërtonin impiant gazi pa leje në tokë shtetërore: Arrestohen inxhinierët

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Policia e Vlorës, në bashkëpunim me IKMT-në dhe Inspektoratin e Mjedisit, ka zbuluar një impiant gazi që po ndërtohej në mënyrë të paligjshme, pa lejet përkatëse dhe mbi tokë shtetërore, në territorin e Delvinës. Si rezultat i ndërhyrjes janë arrestuar në flagrancë dy inxhinierë, ndërsa pronari dhe administratori i kompanisë janë shpallur në kërkim.

Gjatë kontrollit të ushtruar në ambientet e subjektit privat, u konstatua se kompania kishte nisur ndërtimin e një impianti energjetik (TEC), pa asnjë miratim apo dokumentacion ligjor të nevojshëm nga autoritetet kompetente.

Të arrestuarit janë:

  • E. M., 31 vjeç, përgjegjës i impiantit të gazit
  • L. M., 53 vjeç, përgjegjës i kantierit të ndërtimit

Ata akuzohen për veprat penale “Ndërtimi i paligjshëm” dhe ‘Zaptim i tokës”, të kryera me qëllim përfitimi.

Ndërsa në kërkim janë shpallur:

  • S. M., 56 vjeç, pronari i kompanisë
  • J. I., 36 vjeç, administratori

Nga ana e IKMT-së është përpiluar procesverbali i kundërvajtjes dhe është bërë bllokimi i menjëhershëm i punimeve.

Materialet procedurale janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, për veprime të mëtejshme ligjore./e.t

Të fundit

Arrestohet autori i plagosjes në Borsh, në kërkim një tjetër

Policia e Himarës ka arrestuar autorin e dyshuar të ngjarjes së ndodhur mëngjesin e sotëm në Borsh, ku mbeti...

Zyrtari amerikan: Rusia dhe Ukraina të arrijnë një marrëveshje deri më 8 gusht

Diplomati i lartë amerikan John Kelly në Këshillin e Sigurimit të OKB deklaroi se presidenti Trump kërkon një marrëveshje për t’i dhënë fund...

Avioni humbet 460 metra lartësi, me dhjetëra të plagosur

Një avion i linjës Delta Airlines nga Salt Lake City drejt Amsterdamit është shndërruar në një skenë paniku, pasi avioni pësoi një rënie të...

Qeveria Shqiptare miraton Strategjinë Kombëtare të Turizmit 2030

Në mbledhjen e sotme, Qeveria Shqiptare ka miratuar Strategjinë Kombëtare të Turizmit 2030. Lajmin e ka bërë të ditur Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit...

Ligji për zonat e mbrojtura, Gjykata Kushtetuese rrëzon kërkesën e PD

Gjykata Kushtetuese shqyrtoi padinë e bërë nga 1/5 e deputetëve për ligjit për zonat e mbrojtura dhe vendosi rrëzimin e kërkesës së 37 deputetëve...

Lajme të tjera

Web TV