Last Updated on 20/11/2026 by EL
Të gjithë fansat e Big Brother VIP Albania janë në pritje të nisjes së sezonit të ri, ndërsa pritjes dhe spekulimeve për datën e rikthimit duket se po u vjen fundi. Ditën e sotme, Top Channel ka konfirmuar përmes një postimi në rrjetet sociale se spektakli i shumëpritur do të rikthehet në ekran në muajin dhjetor.
Përmes postimit ata kanë zgjedhur të shkruajnë edhe disa fjale paralajmëruese për nisje të sezonit të ri, duke e shtuar edhe më shumë kuriozitetin për atë që pritet të ndodhi.
“Shumë kanë hyrë në atë derë. Asnjë nuk ka dalë i njëjtë. Disa humbasin. Të tjerë fitojnë gjithçka. E gjithë Shqipëria, një lojë! Big Brother VIP, Nga dhjetori!” shkruhet në postim.
Tashmë, mbetet për t’u parë se cilët do të jenë personazhet që do të bëhen pjesë e këtij edicioni dhe çfarë surprizash do të sjellë sezoni i ri./et
