Trump vendos tarifë 25% ndaj Indisë, për naftën ruse jep paralajmërimin!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, njoftoi më 30 korrik se do të vendosë një tarifë prej 25 për qind ndaj mallrave nga India, si dhe një taksë shtesë për shkak të blerjeve që ky vend bën nga Rusia për naftë.

Në një postim në platformën e tij Truth Social, Trump tha se India “është miku ynë”, por shtoi se “tarifat e saj janë shumë të larta” për produktet amerikane.

Sipas tij, India blen pajisje ushtarake dhe naftë nga Rusia – veprime që, sipas Trumpit, e ndihmojnë Rusinë të vazhdojë luftën në Ukrainë. Për këtë arsye, ai tha se nga e premtja do të nisë zbatimin e një “dënimi” shtesë si pjesë e rishikimit të sistemit tarifor të administratës së tij ndaj disa vendeve.

Njoftimi vjen pas disa marrëveshjeve tregtare të negociuara me Bashkimin Evropian, Japoninë, Filipinet dhe Indonezinë – që Trump i cilësoi si hapa për hapjen e tregjeve për mallrat amerikane dhe për mundësinë që SHBA-ja të rrisë normat tatimore mbi importet.

Trump e konsideron të ardhurat nga tarifat si një mënyrë për të kompensuar rritjen e deficitit buxhetor të shkaktuar nga uljet e taksave mbi të ardhurat, si dhe për të nxitur krijimin e vendeve të reja të punës në prodhimin vendor.

Sipas të dhënave të Byrosë së Statistikave të SHBA-së, vitin e kaluar SHBA kishte një deficit tregtar prej 45.8 miliardë dollarësh me Indinë, që do të thotë se kishte importuar më shumë se sa kishte eksportuar.

India, me një popullsi prej mbi 1.4 miliardë banorësh, është vendi më i madh në botë dhe shihet si një kundërpeshë e mundshme gjeopolitike ndaj Kinës. Nju Delhi ka ruajtur marrëdhënie të ngushta me Moskën dhe nuk i ka mbështetur sanksionet perëndimore kundër Rusisë për shkak të agresionit të saj në Ukrainë. m.p.

Të fundit

Zhegrova do largohet nga Lille, por jo nga Ligue 1

Olimpique Marseille ka qenë shumë aktive këtë merkato, duke bërë disa transferime. Drejtori sportiv i Marseille, Med’hi Benatia, ka...

Trageti me 150 udhëtarë ngec në brigjet e Evias, panik dhe frikë fundosjeje

Një traget me 150 udhëtarë në bordin e tij ka pësuar avari dhe ka ngecur në tokë të thatë në brigjet e Evias në...

Zbulohen shkaqet e vdekjes së yllit të rokut Ozzy Ousborne

Është zbuluar shkaku i vdekjes së legjendarit të rokut të heavy metal, Ozzy Osborne. Sipas certifikatës së tij të vdekjes, këngëtari vdiq nga një...

Mori direktiva nga Chat GPT, kritikohet kryeministri suedez

Kryeministri i Suedisë, Ulf Kristersson, është përballur me kritika pasi pranoi se përdor rregullisht mjete të inteligjencës artificiale për të marrë një “mendim të...

Barcelona detyrohet të shesë talentin premtues, e pret Bayer Leverkusen

Barcelona është e detyruar të bëjë të tjera shitje, për të bërë të mundur regjistrimin e transferimeve të reja, Joan garcia dhe Marcus Rashford,...

Lajme të tjera

Web TV