Last Updated on 30/07/2025 by adminfjala
Në një intervistë për revistën gjermane ZEITmagazin, Kryeministri Edi Rama është ndalur te lufta kundër korrupsionit.
I pyetur nëse korrupsioni është i përhapur në radhët e qeverisë së tij, Rama ka pranuar se ka individë të përfshirë, por ka theksuar se qeveria ka ndërmarrë reforma rrënjësore në sistemin e drejtësisë, të cilat, sipas tij, nuk kanë ndodhur që prej vitit 1912.
‘Ka individë të përfshirë, por ne kemi bërë reforma të thella në drejtësi që nuk kanë ndodhur që prej 1912. Nuk jemi mburojë për askënd, por mbështetje për drejtësinë. Lufta jonë kundër korrupsionit është garancia jonë për integrim, dhe BE e ka vlerësuar këtë’, tha ai.
Rama foli gjithashtu për raportin me median.
‘Respektoj gazetarinë e pavarur, por jo të gjithë gazetarët. Kam qenë vetë gazetar dhe e di rëndësinë e tyre. Por disa më shohin vetëm si njeri me pushtet, jo argumentet e mia. m.p.