Serbia zemëron Rusinë, Zakharova: Duhet të mbani përgjegjësi për fatin e popullit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Marrëdhëniet mes Rusisë dhe Serbisë, po vihen në sprovë të vështirë kohët e fundit. Moska nuk po e përtyp dot, atë qe u pa si hapje të Beogradit ndaj mundësisë për t’iu bashkuar sanksioneve të perëndimit kundër Rusisë.

“Udhëheqja serbe duhet të mbajë përgjegjësi për fatin e popullit të saj dhe të respektojë pikëpamjet e qytetarëve të vet” tha zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova, duke iu referuar deklaratës së Ministrit për Integrimin Evropian, Nemanja Starović. Sipas saj, në intervistën e publikuar më 25 korrik, del në pah teza e gatishmërisë së Serbisë për t’iu bashkuar sanksioneve.

“Ajo intervistë ishte kryesisht një tronditje për vetë serbët. Nëse ata votojnë për tezat që kanë të bëjnë me marrëdhënie respekti dhe bashkëpunim të dobishëm reciprok me Rusinë, ruajtjen e unitetit, kulturës, zhvillimin e marrdhënieve në sfera të ndryshme dhe mosvendosjen e sanksioneve – atëherë udhëheqja serbe duhet ta respektojë atë qëndrim të popullit serb. Dhe sigurisht të mos i mashtrojë qytetarët e vet”, përfundoi zyrtarja ruse.

Agjencia austriake e lajmeve APA raportoi deklaratën e Staroviçit në të cilën ai deklaroi, se  Serbia është e gatshme për kompromise shumë të mëdha në lidhje me Kosovën, dhe se do të marrë pjesë plotësisht në sanksionet kundër Rusisë “kur anëtarësimi në Bashkimin Evropian të jetë në horizont”./kb

Të fundit

Shpërthen vullkani në Indonezi, reja e hirit mbi 10 km e lartë

Në malin Levotobi Laki-Laki në provincën Nusa Tenggara Lindore në Indonezi, një vullkan shpërtheu sot, duke hedhur një re...

Berisha rri, Dumani ik!

NAMIR LAPARDHAJA - Ky është refreni i përditshëm i drejtuesve të PD-së, duke filluar nga Sekretari i Përgjithshëm, nënkryetarët e partisë, anëtarët e kryesisë...

Fshati Gjerbës pa ujë, 120 familje mbushin në çezmën e fshatit

Në zemër të Mallakastrës, mes kodrave me burime te shumta natyrore, 120 familje vuajnë për pikën e ujit. Një çezmë e vetme gjendet 2...

“Për sa kohë marr frymë, s’e tradhtoj Dodik”

“Kemi kaluar kriza të shumta; përmbytje, emigrantë, koroanvirus, konfliktin në Ukrainë, sulmin për Srebrenicën dhe provokimet nga Kosova, por Serbia nuk ka qënë kurrë...

Vëzhgimi veror: Stacione plazhi pa vrojtues, pa mjete dhe pa kulla

Fiks Fare ka bërë një vëzhgim nga veriu në jug, në dhjetëra stacione plazhi, për të parë nëse zbatohen kriteret për vendosjen e kullave...

Lajme të tjera

Web TV