Shqipëria prezanton pozicionin negociues për Grup-kapitullin 5 me BE-në

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shqipëria po bëhet gati të paraqesë Pozicionin e saj Negociues për negociatat lidhur me kapitujt që përbëjnë Grup-kapitullin 5: “Burimet, Bujqësia dhe Kohezioni”. Ministrja e Bujqësisë, Anila Denaj ndau sot në rrjetet sociale një video informuese për secilin kapitull të këtij grupi.

Denaj bëri të ditur se, “nga hapja e Grup-kapitullit 5 të negociatave me Bashkimin Europian dhe në tërësi në këtë proces integrues, Shqipëria përfiton mbështetje nga modernizimi i bujqësisë, mbështetja e fermerëve, tek përmirësimi i standardeve të prodhimit dhe kontrollit ushqimor, për të vijuar në forcimin e politikave të kohezionit”.

“Ky hap është dëshmi se rruga drejt BE-së, është jo vetëm vullnet politik, por edhe një garanci për zhvillim të qëndrueshëm ekonomik dhe social për qytetarët shqiptarë, që në këtë rast i referohen sigurisë ushqimore dhe kanë ndikim të drejtpërdrejtë në shëndetin e konsumatorëve”, u shpreh Denaj.

Rëndësia e Grupkapitullit 5 është thelbësor për ekonominë shqiptare, pasi përfshin fusha kyçe për zhvillimin ekonomik dhe social të qëndrueshëm, mbështetjen e fermerëve dhe peshkatarëve, dhe sigurinë ushqimore.

Ky grupkapitull përbëhet nga 5 kapituj: Kapitulli 11 (Bujqësia dhe Zhvillimi Rural); Kapitulli 12 (Siguria Ushqimore, Politika Veterinare dhe Fitosanitare); Kapitulli 13 (Peshkimi); Kapitulli 22 (Politika Rajonale dhe Koordinimi i Instrumenteve Strukturore) dhe Kapitulli 33 (Dispozitat financiare dhe buxhetore).

Negociatat e këtij grup-kapitulli do të nxisin reforma për modernizimin e bujqësisë, përmirësimin e standardeve të prodhimit ushqimor dhe forcimin e politikave të kohezionit.

Shqipëria synon të hapë të gjithë kapitujt e negociatave brenda vitit 2025 dhe të përfundojë negociatat e anëtarësimit deri në fund të vitit 2027, me synimin për t’u anëtarësuar në BE deri në vitin 2030. /e.t

Të fundit

Shuhet “Bilbili i Labërisë”, ndërron jetë në moshën 65-vjeçare Bujar Tabulla

Bilbili i Labërisë, Bujar Tabulla ka ndërruar jetë në moshën 65-vjeçare. Artisti i njohur, një nga zërat më të...

FOTO/ Aksidenti ajror në Ganë, kush janë dy ministrat që ndërruan jetë

Ministri i Mbrojtjes i Ghanës, Eduard Omane Boamah, dhe Ministri i Mjedisit, Shkencës dhe Teknologjisë, Ibrahim Murtala Muhammed, kanë humbur jetën në një aksident...

Frikë për rikthim të sëmundjes? PAMJA e fundit e KateMiddleton trazon rrjetin

Edhe pse kanë kaluar gjashtë muaj që kur u bë e ditur se Princesha e Uellsit, Kate Middleton, kishte kaluar fazën më të vështirë...

Ironia e Murrizit: Në shtator do plasë “lufta e madhe” thonë, po në tetor do e bëni në…

Myslim Murrizi ka ironizuar ata që thonë si zakonisht këto vitet e fundit, se në shtator do plasë “lufta e madhe”, me të cilën...

Turizmi i naftës, superjahti i pronarit të Manchester City mbërrin në portin e Durrësit

Mëngjesin e sotëm, porti i Durrësit mirëpriti për të pestin vit radhazi një nga superjahtet më të mëdha dhe më luksoze në botë, jahtin...

Lajme të tjera

Web TV