Jahti sekret i Bill Gates del në shitje, kushton 645 milionë dollarë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një nga jahtet më të jashtëzakonshme të ndërtuara ndonjëherë, i quajtur Breakthrough, pritet të dalë për herë të parë në shitje gjatë Monaco Yacht Show në muajin shtator. Me një gjatësi prej 119 metrash dhe një çmim marramendës prej 645 milionë dollarësh ky superjaht luksoz është ndërtuar nga kompania holandeze Feadship dhe është projektuar për të qenë “mjeti lundrues më miqësor me mjedisin në botë”.

I ndërtuar me teknologjinë më të fundit dhe i pajisur tërësisht me sistem lëvizës me hidrogjen të lëngshëm dhe qeliza karburanti të gjeneratës së re, Breakthrough është promovuar si jahti i parë “net zero”, që nuk lëshon ndotje në atmosferë. Hidrogjeni ruhet në bord në temperatura -253°C dhe energjia që prodhohet prej tij ngroh pishinat, dhomat me avull, dhe madje edhe peshqirët në dhomat e miqve.

Jahti ka kapacitet për të akomoduar 30 të ftuar në 15 kabina, të shërbyer nga një ekuipazh prej 43 anëtarësh. Zona e pronarit është ndërtuar si një rezidencë private katërkatëshe, e pajisur me dy dhoma gjumi, dy banja, një palestër, dy zyra me oxhakë, një bibliotekë dhe një ashensor personal. Brenda tij gjenden gjithashtu një kinema, disa vaskë me hidromasazh, një pishinë “infinity”, një fushë basketbolli dhe madje edhe një spital privat.

Pjesa e brendshme është realizuar me materiale luksoze si lëkurë, mermer dhe dru lisi të zbardhur, për të krijuar një atmosferë elegante bregdetare. Ballkonet janë të fshehura dhe dalin automatikisht me shtypjen e një butoni, ndërsa pesë kuvertat mbi ujë dhe dy nën të ofrojnë hapësira të pafundme për relaks dhe argëtim.

Edhe pse shpesh është përfolur si pronë e miliarderit Bill Gates, i cili e kishte porositur jahtin në vitin 2021, raportohet se themeluesi i Microsoft nuk ka hipur kurrë në bord. Megjithatë, lidhja e tij me projektin “821”, siç është quajtur gjatë ndërtimit, është përmendur gjerësisht në media. Sipas raportimeve më të fundit, jahti pritet të blihet nga miliarderi kanadez Patrick Dovigi, CEO i kompanisë mjedisore Green For Life Environmental. m.p.

Të fundit

Gjithçka e kryer, Milan arrin akordin me Club Brugge për Ardon Jasharin

Milani ka finalizuar transferimin e mesfushorit shqiptar me pasaportë zvicerane, Ardon Jashari, nga Club Brugge, duke shënuar një nga...

Kush po proteston sot në Himarë?

Pas disa kërkesave dhe ankesave që nuk kanë marrë asnjë zgjidhje, pronarët e taksive të licencuara 4+1 kanë protestuar pranë godinës së bashkisë për...

Parashikimi i motit për ditën e nesërme, ja çfarë pritet të ndodhë me temperaturat

Ditën e mërkurë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme. Moti parashikohet i kthjellët e me vranësira mesatare e hera-herës deri...

Pas Luis Diaz, zbulohen dy blerjet e radhës te Bayern!

Pas Luis Diaz, lojtari i radhës që pritet të transferohet te Bayern është Nick Woltemade. Gjermani, i cili do të kushtojë 50 deri në...

Shiti dy herë të njëjtin apartament, e pëson keq noterja në Tiranë (Emri)

Policia e Tiranës ka vënë në pranga një 57-vjeçare të shpallur më herët në kërkim, në kuadër të operacionit “Apartamentet”, për dyshime të forta...

Lajme të tjera

Web TV