Last Updated on 01/08/2025 by adminfjala
Prokuroria e Posaçme ka mbyllur hetimet dhe ka dërguar për gjykim dosjen me gjashtë të pandehur, të cilët akuzohen për disa ngjarje të rënda kriminale që kanë ndodhur vitet e fundit në aksin Lezhë-Fushë Krujë. Bëhet fjalë për planifikim vrasje dhe sigurim të kushteve për kryerjen e saj.
Albert Zaja, i akuzuar për:
“Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”, kundër dy ose më shumë personave, mbetur në tentativë, me pasojë plagosjen e shtetasve Durim Bami dhe Ervin Kodra, në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal (nenet 79/dh, 22 dhe 28/4 të Kodit Penal);
“Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, në dëm të shtetasit Hamza Terziu (nenet 80 dhe 28/4 të Kodit Penal);
“Mbajtja pa leje e armëve dhe municioneve”, në bashkëpunim në kuadër të grupit të strukturuar kriminal (nenet 278/1 dhe 28/4 të Kodit Penal);
“Grup i strukturuar kriminal” (neni 333/a/2 i Kodit Penal);
“Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale” (neni 334 i Kodit Penal).
Edison Muceku, i arrestuar në Mbretërinë e Bashkuar më 10.01.2025 dhe ekstraduar në Shqipëri më 28.03.2025, i akuzuar për:
“Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, në dëm të shtetasit Hamza Terziu (nenet 80 dhe 28/4 të Kodit Penal);
“Grup i strukturuar kriminal” (neni 333/a/2 i të Kodit Penal);
“Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale” (neni 334/1 i Kodit Penal).
Elvis Ndreca, i akuzuar për:
“Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, në dëm të shtetasit Durim Bami (nenet 80 dhe 28/4 të Kodit Penal);
“Grup i strukturuar kriminal” (neni 333/a/2 i të Kodit Penal);
“Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale” (neni 334/1 i Kodit Penal).
Armando Ndreca, i akuzuar për:
“Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal (nenet 283/3 dhe 28/4 të Kodit Penal);
“Grup i strukturuar kriminal” në formën e organizimit (neni 333/a/1 i Kodit Penal);
“Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale” (neni 334/1 i Kodit Penal).
Deivis Bajramaj, i akuzuar për:
“Mbajtja pa leje e armëve dhe municioneve”, në formën e tregtimit dhe shitjes (nenet 278/6 dhe 28/4 të Kodit Penal);
“Grup i strukturuar kriminal” në formën e krijimit, drejtimit dhe organizimit (neni 333/a/1 i Kodit Penal);
“Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale” (neni 334/1 i Kodit Penal).
Adrian Pikli, i arrestuar në Gjermani më 17.05.2024 dhe ekstraduar më 16.07.2024, i akuzuar për:
“Mbajtja pa leje e armëve dhe municioneve”, në formën e tregtimit (nenet 278/6 dhe 28/4 të Kodit Penal);
“Grup i strukturuar kriminal” (neni 333/a/2 i Kodit Penal);
“Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale” (neni 334/1 i Kodit Penal). m.p.
