Bisedat në ChatGPT po shpërndahen në Google! Kujdes me ato që pyesni

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nëse ndonjëherë keni përdorur butonin “Share” për të ndarë një bisedë tuajën me ChatGPT, ka gjasa që ajo të jetë tashmë e “gjendshme” për këdo në internet dhe vetëm disa klikime larg në Google.

Sipas një raporti nga Cybernews, disa përdorues kanë zbuluar se linqet e krijuara për të ndarë biseda me ChatGPT, të cilat ishin menduar për bashkëpunim po indeksohen nga motorët e kërkimit, duke i bërë ato publikisht të aksesueshme.

Kur një përdorues krijon një URL të personalizuar për një bisedë me ChatGPT, ajo mund të hapet nga kushdo që e ka atë link. Por në rast se ai link shpërndahet në rrjete sociale, forume apo faqe të tjera, ai mund të kapet nga Google dhe të shfaqet në rezultatet e kërkimit. Nëse përdoruesi ka zgjedhur opsionin “Make this chat discoverable”, biseda automatikisht bëhet e indeksueshme.

OpenAI prej kohësh paralajmëron që përdoruesit të mos përfshijnë informacion të ndjeshëm në këto biseda të shpërndara. Megjithatë, shumë prej tyre janë habitur kur kanë parë përmbajtje personale të bisedave të tyre në faqet e kërkimit. Në to janë gjetur rrëfime emocionale, përjetime traumatike dhe pyetje që përdoruesit i kanë drejtuar ChatGPT për ndjeshmërinë e tij. Disa përmbajnë edhe të dhëna identifikuese si adresa email-i, emra fëmijësh, vendbanime, fotografi dhe madje mesazhe zanore.

Dane Stuckey, përfaqësues i OpenAI, ka bërë me dije përmes një postimi në rrjetin X (ish-Twitter) se kompania planifikon të heqë këtë funksion nga platforma që nga data 2 gusht. m.p.

Të fundit

ChatGPT arrin 700 milionë përdorues aktivë në javë

Platforma e inteligjencës artificiale, ChatGPT ka arritur një rekord të ri, me 700 milionë përdorues aktivë javore, katër herë...

Përmbytje katastrofike në Pakistan, mbi 300 viktima

Numri i të vdekurve nga përmbytjet e mëdha dhe rrëshqitjet e dheut në Pakistan dhe Kashmirin e administruar nga Pakistani vazhdon të rritet me...

E pazakontë/ Kapitenit të Spezias i grabitet makina në mes të rrugës

Një ngjarje e pakëndshme i ka ndodhur ditën e djeshme mbrojtësit dhe kapitenit të Spezias, Petko Hristov. Ky i fundit ka ndarë në llogarinë e...

Momente tmerri në ajër, merr flakë motori i avionit që sapo u ngrit

Aeroporti i Korfuzit ka qenë për disa orë në gjendje alarmi, pasi një zjarr ka shpërthyer në motorin e një avioni që u ngrit...

Zjarret nuk kursejnë as Italinë, vatër e madhe në Katania

Një zjarr me përmasa të mëdha shpërtheu mëngjesin e së shtunës në kodrën San Gregorio, pak kilometra jashtë Catanias, duke prekur Rezervatin Natyror Micio...

Lajme të tjera

Web TV