Janar-korrik mbi 100 mijë vizitorë në kalanë e Shkodrës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga muaji janar deri tani rreth 100.500 vizitorë në kalanë e Shkodrës. Kalaja e Rozafës është një prej kështjellave më të rëndësishme të Shqipërisë dhe objekti kryesor turistik në qytetin e Shkodrës. Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore një ditë më parë bëri me dije dhe numrin e vizitorëve në kala nga janari deri në korrik 2025. “Me lajmin e mirë që për periudhën janar-korrik kalanë Rozafa e kanë vizituar rreth 100.500 vizitorë, ju urojmë një muaj të mbarë”, thuhet nga DRTK Shkodër,që herë pas here sjell në vëmendje numrin e vizitorëve në monumentet e kulturës. Kalaja e Shkodrës që mban emrin Rozafa është një monument mijëvjeçar i ngritur mbi një kodër shkëmbore në hyrje të qytetit të Shkodrës, në jug-lindje të tij. Qëndron mbi një kodër shkëmbore 130 metra mbi nivelin e detit, e rrethuar nga lumi Buna e Drin, me një sipërfaqe prej gati 9 hektarësh. Kalaja përbën një simbol të qytetit, e pranishme ndër piktura, gdhendje, etj.

Hyrjen kryesore kalaja e ka nga veri-lindja, sipërfaqja e brendshme ndahet nga muret e tre oborreve, me porta mes tyre. Oborret vijnë duke u ngritur njëri pas tjetrit, i treti është në pjesën e lartë të kodrës. Muret dalëse kanë të dalura drejtkëndore që zëvendësojnë kullat, ndërsa në murin e jashtëm kullat janë më të dendura. Brenda kalasë ka disa ambiente që lidhen me një kullë cilindrike, një depo si dhe një godinë trekatëshe të kohëve venedikase, quajtur Kapiteneria. Oborri i dytë në pjesën qendrore ka katër depozita për grumbullim uji, katërkëndëshe të mbuluara me qemerë, prej ku merrej uji përmes grykave të puseve rrethore. Aty është depoja, burgu si dhe Xhamia e Fatihut. Pak ditë më parë Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit hapi një procedurë konkurrimi publik për dhënien në përdorim të hapësirave shërbimi në dy monumente kulture të kategorisë së parë, ku një prej tyre ishte kalaja e Rozafës në Shkodër. Qëllimi i kësaj nisme, sipas njoftimit zyrtar, është “rijetësimi” i këtyre pasurive kulturore./kb

Të fundit

A do të dërgohen ushtarët gjermanë në Ukrainë?

Debat i pabazë apo realiteti i ardhshëm? Pas samitit të Europianëve me Presidentin Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë...

Sacchi skanon kampionatin italian: Ja çfarë parashikoj për 3 skuadra

Arrigo Sacchi analizon sezonin e ri të Serie A, që pritet të fillojë këtë fundjavë: “Lazio nuk ka bërë merkato, Sarri duhet të bëjë...

Shkeli rregullat, bllokohet jet ski me 7 persona në bord në Tushemisht

Shërbimet e Policisë Kufitare të Tushemishtit kapën dhe bllokuan një mjet lundrues me 7 persona në bord, të cilët kishin kaluar vijën liqenore në...

Pensionet me Greqinë, Shqipëria ka gati draftin për marrëveshje

Shqipëria ka bërë gati draft-marrëveshjen dhe grupin negoicator për njohjen e pensioneve me Greqinë. “Jemi në pritje të vullnetit veçanërisht politik nga pala greke për...

Lefter Maliqi paralajmëron: Opozita do të nisë protesta pa ndalim

Ish-deputeti Lefter Maliqi ka deklaruar në një intervistë për News24 se opozita po përgatitet për një sezon të ri politik, që pritet të jetë...

Lajme të tjera

Web TV