Thika me dy presa e turizmit, shtimi i pushuesve të huaj po rrit çmimet për shqiptarët

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Megjithëse në sezon, zarzavatet në vend po kushtojnë më shumë. Krahasuar me një vit më parë, çmimet thuajse janë dyfishuar. 150 lekë një kg qepë e thatë që vjet në këtë kohë i 60 lekë kg ose 1 kg domate 180 lekë që vjet ishte 80 lekë kg.

Turizmi po ushtron presion te çmimet. Rritja e kërkesës nga njëra anë si pasojë e shtimit të të huajave, me prodhimin vendas në vendnumëro nga tjetra po prodhon shtrenjtim veçanërisht të zarzavateve.

“Flasim për zarzavatet që janë të domosdoshme për moshën tonë. Janë shumë-shumë mbi mesataren e viteve të fundit. 2 mijë lekë një kg domate. Ku të shkojë më. Çfarë të them. Të shtrenjta janë të gjitha. Nuk ka ku të shkojë më”, shprehen qytetarët.

Shqipërisë i duhen 1.2 miliardë dollarë ushqime këtë vit. Përllogaritjet janë bërë nga Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, bazuar te pritshmëritë për 14 milionë turistë. Kjo shifër është 220 milionë dollarë apo 24.4 për qind më e lartë se vitin e shkuar gjatë së cilit vendin e vizituan 10.5 milionë të huaj.

Po çfarë duhet bërë në këto kushte?

“Së pari prodhimi ynë bujqësor duhet të strukturohet më mirë dhe t’i përshtatet ndryshimeve klimatike. E para duhet të dalim me prodhim shumë më herët dhe e dyta në kulmin e sezonit turistik veror që është në muajt korrik e gusht ne duhet të kemi sa më shumë prodhim vendas”, u shpreh eksperti Pilku.

Turizmi është një shans i mirë për bujqësinë, vlerësojnë njohës të sektorit. Por me zhvillimet aktuale në bujqësi, veçanërisht ato në drejtim të financimit, më shumë se sa prodhimi vendas, të gjitha gjasat sinjalizojnë për zgjerim të importeve.

Lexo edhe :  Grenell: Thaçi është peng i Speciales, akuzat janë çmenduri politike

“Duke parë edhe pjesën e turizmit që po na rritet goxha, do të ishte një gjë e mirë për ne sikur të ktheheshin pak sytë te bujqësia. Do ndihmonte ekonominë, fermerët, pra të gjithë ne. Do plotësonte nevojat edhe për turizmin, por edhe për konsum të brendshëm”, tha Pilku.

Presioni te çmimet e produkteve nga turizmi po vihet re jo vetëm te zarzavatet, por edhe te kategoritë e tjera të konsumit si bulmeti apo mishi./e.t

Të fundit

Izraeli nuk tërhiqet, tanket po përparojnë në Gaza

Forcat izraelite po vazhdojnë ofensivën e tyre në Rripin e Gazës, me tanke që përparojnë drejt korridorit të Moragut,...

Flakët përhapen me shpejtësi në Gramsh, pritet ndërhyrje nga ajri

Gjatë orëve të mbrëmjes të kësaj të diele një vatër zjarri është shfaqur në afërsi të fshatit Sojnik, në Gramsh. Burime për mediat bëjnë me...

Fotot me autorin e vrasjes në Gjilan, reagon për herë të parë Osmani

Presidentja e Kosovës ka shprehur keqardhje për humbjen e tre jetëve në Gjilan dhe përcolli ngushëllime për familjet e viktimave. Ajo u bëri thirrje organeve...

“Joan Gamper”, Barcelona i jep leksione Como-s

Barcelona ka fituar 5-0 ndaj Como në stadiumin “Johan Cruyff”, miqësore e vlefshme për trofeun e përvitshëm “Joan Gamper”. Ishte Fermin Lopez që zhbllokoi...

Arbana Osmani marton vëllain! Fjalimi që na shkriu zemrat

Me emocione, shumë lot gëzimi e një ceremonie të kuruar deri në detajin më të vogël, vëllai i moderatores ikonë të ekraneve shqiptare, Arbana...

Lajme të tjera

Web TV