SONDAZHI/ 62% e qytetarëve kundër Kodit të ri Penal

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje
Nga Eduart Zaloshnja

Në një sondazh që zhvillova në fundjavë, duke e shpërndarë linkun e pyetësorit me 2000 SMS krejt të rastesishme në të gjithë territorin e vendit, pyetja kryesore ishte: “Nga sa keni dëgjuar e lexuar mbi ndryshimet në Kodin Penal, a jeni pro apo kundër tyre?”

Plot 62% ishin kundër dhe vetëm 27.8% ishin pro (10.2% ishin të dyzuar).

Ndër të anketuarit që ishin kundër, mbizotëronin ata që kishin votuar për partitë e ndryshme opozitare dhe mosvotuesit. Por kishte edhe shumë që kishin votuar për PS-në. Ndërsa të anketuarit që ishin pro kishin votuar pothuaj të gjithë për PS-në më 11 maj.

Ndër të dyzuarit, mbizotëronin votuesit socialistë, por kishte edhe të tjerë.

Ky sondazh tregon se reagimi i fortë i institucioneve juridike shqiptare dhe përfaqsisë diplomatike ndërkombëtare ndaj draftit të Kodit Penal të ri ka patur rezonancë në publikun e gjerë shqipëtar. Të anketuarit në sondazhin tim nuk janë juristë, por siç duket kanë nuhatur nga ç’kanë dëgjuar e lexuar se ka gjëra që nuk shkojnë në Kodin Penal të ri të propozuar…/E.T

Të fundit

Studimi nga Zaloshnja: Katolikët në Shqipëri janë më besimtarët pas komunizmit

EDUARD ZALOSHNJA - Ditët e fundit, Ministria e Financave publikoi listën e familjarëve që përfitojnë këstin e pestë të...

“Putini është grabitqar, nuk do të ndryshojë”

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, nuk i kurseu fjalët ndaj Vladimir Putinit gjatë një vizite të dielën në kufirin e Polonisë...

Izraeli do të fusë Greta Thunberg në një burg terroristësh

Arrestimi i aktivistëve në kushte si të ishin terroristë dhe sekuestrimi i anijeve të tyre për t'i shndërruar në një flotë policie është strategjia...

Belgjika, 100 mln euro për blerjen e armëve nga SHBA për Ukrainën

Qeveria belge ka ndarë 100 milionë euro për të blerë armë nga SHBA-ja në mbështetje të Ukrainës. Lajmi u konfirmua nga ministri i Jashtëm,...

Shoferi humb kontrollin e mjetit, vdes e vogla e familjes

Një aksident i rëndë është shënuar pasditen e sotme në fshatin Zabel i Ulët të Drenasit. Sipas mediave kosovare, referuar njoftimit zyrtar të Policisë, mësohet...

Lajme të tjera

Web TV