Last Updated on 04/08/2025 by adminfjala
Një episod i pazakontë është regjistruar në metronë e Romës, ku një vendas ka shpërthyer me zemërim ndaj një grupi turistësh të rinj meksikanë që ndodheshin në platformën e trenit.
Njëri prej rojeve të sigurisë, që përpiqej ta qetësonte burrin, u bashkua me turistët duke kënduar dhe duke tundur duart – një moment solidariteti që ka prekur miliona shikues në internet.
Videoja është bërë virale në TikTok, me mbi 3.2 milionë shikime dhe mijëra komente. “Një leksion për jetën!”, shkroi një përdorues, ndërsa një tjetër tha: “Ata reaguan me dinjitet dhe mençuri.”
Megjithatë, një pjesë e komenteve në rrjetë vë theksin te një tjetër realitet: frustrimi në rritje i banorëve lokalë ndaj mbiturizmit, sidomos në qytete si Roma. Sipas tyre, eventi fetar ka sjellë vonesa të shumta dhe mbingarkesë në transportin publik, duke e vështirësuar jetën e përditshme për vendasit.
Tensionet ndaj turizmit masiv janë shtuar këtë verë në të gjithë Evropën. Vendet mesdhetare si Spanja, Franca, Greqia dhe Italia po përballen me një fluks rekord vizitorësh, duke rritur shqetësimet për ndikimin në infrastrukturë, çmimet e jetesës dhe përditshmërinë e banorëve.
Ngjarja në Romë nuk është vetëm një përplasje në metro – është një pasqyrë e qartë e një Evrope që kërkon balancën mes mikpritjes dhe mbijetesës urbane./e.t
