Risia, azilkërkuesit nga Franca do lejohen të shkojnë në Britani për 3 muaj

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Mbretëria e Bashkuar dhe Franca kanë arritur një marrëveshje të re për emigracionin, e cila parashikon që emigrantët në Francë të mund të aplikojnë për vizë për të hyrë ligjërisht në Britani, teksa shqyrtohet kërkesa e tyre për azil.

Sipas dokumenteve të publikuara nga Ministria e Brendshme britanike, aplikantët që plotësojnë kriteret do të marrin leje hyrjeje për një periudhë maksimale prej tre muajsh, pasi të kenë dorëzuar aplikimin online. Gjatë kësaj kohe, atyre do t’u ndalohet puna, studimi dhe nuk do të kenë akses në fonde publike.

Megjithatë, shumë pyetje rreth skemës mbeten ende pa përgjigje, përfshirë ajo se ku do të strehohen emigrantët gjatë qëndrimit të përkohshëm dhe çfarë do të ndodhë nëse aplikimet e tyre refuzohen më vonë. Ka shqetësime se ata mund të përfundojnë në hotele të financuara nga shteti, me kosto të lartë për taksapaguesit britanikë. m.p.

Të fundit

ChatGPT arrin 700 milionë përdorues aktivë në javë

Platforma e inteligjencës artificiale, ChatGPT ka arritur një rekord të ri, me 700 milionë përdorues aktivë javore, katër herë...

Përmbytje katastrofike në Pakistan, mbi 300 viktima

Numri i të vdekurve nga përmbytjet e mëdha dhe rrëshqitjet e dheut në Pakistan dhe Kashmirin e administruar nga Pakistani vazhdon të rritet me...

E pazakontë/ Kapitenit të Spezias i grabitet makina në mes të rrugës

Një ngjarje e pakëndshme i ka ndodhur ditën e djeshme mbrojtësit dhe kapitenit të Spezias, Petko Hristov. Ky i fundit ka ndarë në llogarinë e...

Momente tmerri në ajër, merr flakë motori i avionit që sapo u ngrit

Aeroporti i Korfuzit ka qenë për disa orë në gjendje alarmi, pasi një zjarr ka shpërthyer në motorin e një avioni që u ngrit...

Zjarret nuk kursejnë as Italinë, vatër e madhe në Katania

Një zjarr me përmasa të mëdha shpërtheu mëngjesin e së shtunës në kodrën San Gregorio, pak kilometra jashtë Catanias, duke prekur Rezervatin Natyror Micio...

Lajme të tjera

Web TV