“Donin të më frikësonin”/ Meta i pakënaqur me opozitën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka kërkuar nga opozita shqiptare që të ndërmarrë një aksion më të gjerë dhe më konkret për luftën ndaj korrupsionit, teksa ka folur edhe për hetimet e Prokurorisë së Posaçme SPAK ndaj tij, duke thënë se ato dështuan dhe asnjë provë nuk u gjet.

Gjatë një interviste televizive, Meta ka bërë me dije se hetimet e kryera ndaj tij, në dy muaj s’kishin asnjë lidhje me të, por kishin të bënin me persona të tjerë.

Mbi këtë, ai pretendoi se këto veprime përdoreshin për të justifikuar paraburgimin e tij.

Ai ka shtuar se zgjatja e komunikimit të akuzave kishte të bënte me veprime procedurale, të cilat kërkonin një kohë fizike të caktuar, si nga ana e tij edhe e avokatit.

Qëllimin për këtë, Meta e sheh te “eliminimi i tij politik” dhe “rrëmbimi i Partisë së Lirisë”, apo edhe frikësimi i opozitarëve.

Gjithashtu Meta tha se Partia e Lirisë do merret seriozisht me të gjitha çështjet e drejtësisë, përfshirë edhe ndryshimet që duhen në Kodin Penal dhe Kodin e Procedurës Penale, duke u konsultuar me grupet e interesit.

Mbi të gjitha, përmend një aksion opozitar duke intensifikuar luftën kundër korrupsionit./E.T

Të fundit

Lulzim Basha: “Artur Zheji, mik i rrallë dhe intelektual i pashoq”

Lulzim Basha ka reaguar pas lajmit të ndarjes nga jeta të gazetarit dhe publicistit të njohur, Artur Zheji. “I pabesueshëm...

Fëmijëve izraelitë u refuzohet hyrja në një park të aventurave në Francë

Një incident i pazakontë ndodhi në jug të Francës, ku rreth 150 fëmijë izraelitë nuk u lejuan të hynin në parkun aventuror Tyrovol, një...

Ndarja nga jeta e Artur Zhejit, Rama: Lamtumirë mik! Gjetsh matanë paqen për shpirtin

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas lajmit të ndarjes nga jeta të gazetarit dhe analistit të njohur Artur Zheji. Në një mesazh të shkurtër, por...

Mozzik hap biznes surprizë, kujt ia dedikon këtë hap reperi, publikon pamjet

Reperi i njohur ka vendosur të bëjë një hap të guximshëm jashtë botës së muzikës, duke hapur një çerdhe moderne me emrin “HanaKids”, e...

Policia zbulon 500 rrënjë kanabis në Gjilan, gjenden dhe armë

Policia e Kosovës ka zbuluar një parcelë me rreth 500 bimë të llojit kanabis sativa në një fshat të Gjilanit. Sipas njoftimit zyrtar, bimët narkotike...

Lajme të tjera

Web TV