Personazhi i njohur dhe babai i tij rrihen brutalisht, përfundojnë në spital

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Genard Hajdini, personazhi i njohur në rrjetet sociale por dhe në televizion ku angazhohet herë pas here, është dhunuar nga një person në zonën e “Rrugës Bardhyl”. Edhe babai i tij, Paqësori, është dhunuar po nga i njëjti person dhe të dy kanë përfunduar në spitalin e Traumës.

Siç ka treguar vetë Genardi, ngjarja ka ndodhur rreth orës 01:00 të mëngjesit të ditës së diel, datë 3 gusht, kur një person emrin e të cilit ai nuk e ka treguar por ka bërë kallëzim në Policinë e Tiranës, e ka qëlluar me grusht në ambientet e bar “Oslo”.

Ky person është konfliktuar fillimisht me babain e tij, Paqësorin, i cili më pas ka njoftuar djalin. Sipas asaj që ka rrëfyer Genardi nga shtrati i spitalit, kur ai ka mbërritur në vendin ku po konfliktohej babai i tij, personi i dhunshëm e ka qëlluar dhe atë me grushte.

Për pasojë, ai ka marrë dëmtime në hundë, në sy dhe në vesh. Genard Hajdini thotë se edhe babai i tij ka marrë lëndime trupore dhe të dy kanë qëndruar në ambientet e Spitalit të Traumës./kb

Të fundit

E rëndë në Dukat, qëllohen me armë 22 kuaj

22 kuaj janë qëlluar me armë tip çifte në zonën Dukat–Llogara në afërsi të zonës Gropat e Pirit, ku...

Rrëfehet Edita Tahiri: Amerikanët më ofruan postin e presidentes, Haradinaj më pengoi

Ish-zv/kryeministrja Edita Tahiri në një intervistë për Klan News hodhi dritë mbi një episod të paditur më parë, ku asaj iu ofrua posti i...

Protesta në Kosovë, jo për emra, por për vlera!

Nga Fejzo Subashi Protesta në Kosovë është kërkesa dhe këmbëngulja, e një populli të tërë në të katër anët e Botës kudo që ndodhet,  që...

Kam parë se si Rusia torturon të burgosurit e luftës

Nga Alice Edwards* Një nga pak sukseset që kanë dalë nga negociatat e fundit të paqes midis Ukrainës dhe Rusisë kanë qenë marrëveshjet për shkëmbime...

“Mirror”: Shqipëria, destinacioni i bekuar me klimë mesdhetare

E bekuar me një klimë mesdhetare dhe temperatura të ngrohta që arrijnë deri në 30 gradë Celsius, Shqipëria është një parajsë për adhuruesit e...

Lajme të tjera

Web TV