Last Updated on 06/08/2025 by adminfjala
Prej disa orësh, efektivët janë angazhuar në terren, duke luftuar intensivisht me flakët në zonat e Çerkovicës dhe Dhivrit, në bashkinë Finiq, të cilat u aktivizuan paraditen e sotme.
Ministria e Mbrojtjes njofton se ekipet po ndihmojnë në evakuimin e përkohshëm dhe shoqërimin e banorëve brenda perimetrit të sigurisë së përcaktuar, raporton A2.
Ekipet e zjarrfikësve, të mbështetura nga trupat e Forcave të Armatosura, Policisë së Shtetit dhe me ndërhyrjen nga ajri, po punojnë për të vënë nën kontroll flakët.
Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile vijon monitorimin e situatës dhe koordinimin me strukturat në vend për të garantuar eliminimin e rrezikut në zonë.
Paraditen e sotme ministrja e Mbrojtjes bëri të ditur se gjatë orëve të fundit janë evidentuar 25 vatra zjarri, ndër të cilat vetëm një ishte aktive. m.p.
