Të shtëna në dasma, policia ndalon 3 persona. Sekuestrohen 5 pistoleta

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Policia e Kosovës në Rajonin e Prizrenit ka ndërmarrë masa ndaj përdorimit të armëve në gëzime familjare, duke sekuestruar gjithsej pesë armë zjarri dhe duke ndaluar për 48 orë tre persona të dyshuar në dy raste të ndryshme.

Rasti i parë është shënuar në fshatin Romaj të Hasit. Më 6 gusht 2025, një i dyshuar u arrestua dhe iu sekuestrua një pistoletë. Gjatë intervistimit nga hetuesit e Stacionit Policor Prizren, ai pranoi se kishte edhe një armë tjetër, e cila më pas u sekuestrua nga policia. Të dyja armët dyshohet se janë përdorur gjatë një dasme.

Rasti i dytë ndodhi në fshatin Semetisht të Suharekës, ku policia reagoi pas marrjes së informatave për të shtëna gjatë një dasme. Në vendin e ngjarjes u sekuestruan tre pistoleta dhe 16 gëzhoja. Tre persona u intervistuan në prani të avokatëve dhe, me urdhër të Prokurorit kujdestar, u ndaluan për 48 orë.

Policia e Kosovës apelon për vetëpërmbajtje dhe festime të sigurta, duke theksuar mesazhin: “Festo me zemër, jo me armë”./e.t

Të fundit

“Shpella e Spilesë po kthehet në lavazh”, MEKI i përgjigjet Auron Tares: Kemi projekt…

Pak orë pasi studiuesi Auron Tare përmes rrjeteve sociale denoncoi se pranë monumentit të kulturës Shpella e Spilesë në...

Diagnoza e vajzës sime dyvjeçare më tronditi; fjalët e mjekes më shpëtuan

Helene Rosenthal Nuk duhet të isha habitur nga ajo që audiologia po na thoshte mua dhe burrit tim. Humbja e dëgjimit ekziston në familjen time....

Rrezik i fshehur/ Ja si Covid-19 mund të ndikojë në zemrën e grave për dekada

Një studim i ri ka zbuluar se Covid-19 mund të lërë pas një problem të fshehur që qëndron në trupat e grave për vite...

Mbështetja sociale e familjeve: Shqipëria, vendi me përfitimin më të ulët në rajon

Shqipëria është vendi me mbështetjen më të ulët sa i takon përfitimeve sociale të familjeve në nevojë. Një raport i Bankës Botërore dhe Institutit...

Rama nga punimet për Qendrën e Kulturës për Fëmijë: Do të jetë unike në rajon

Pranë Parkut të Madh të Liqenit në Tiranë  po ndërtohet Qendra Kombëtare e Kulturës për Fëmijë. Është kreu i qeverisë, Edi Rama, ai i...

Lajme të tjera

Web TV