Last Updated on 08/08/2025 by adminfjala
Sot pasdite, një zjarr i madh ka rënë në fshatin Tragjas, Njësia Administrative Orikum.
Flakët kanë përfshirë zonën me pyll dhe kullotë, duke u përhapur me shpejtësi për shkak të erës së fortë.
Në vendngjarje ndodhen zjarrfikësit dhe shërbimet emergjente, të cilat po punojnë për të ndaluar avancimin e zjarrit dhe për të mbrojtur zonat e banuara. m.p.
