Shkoi si turist në Zvicër, 23-vjeçari shqiptar kapet në shitje kokaine!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një 23-vjeçar shqiptar kishte shkuar si turist në Zvicër, por është kapur në trafik të kokainës.

I riu ishte bërë pjesë e një rrjeti shpërndarësish të drogës, teksa gjatë kontrollit të banesës iu zbuluan sasi kokainë, mijëra franga dhe euro cash, të ardhura nga aktiviteti kriminal.

Policia zviceranë ndërhyri menjëherë pas informacioneve të siguruara në Bellizona, teksa sekuestroi si provë materiale dhjetëra doza lëndë narkotike, 1 mijë franga dhe qindra euro në dhomë. Ai u arrestua të hënën në Bellinzona me akuzën e shkeljes së ligjit federal për narkotikët.

Sipas policisë dhe zyrës së prokurorit publik, i riu dyshohet se është përfshirë në trafikimin e drogës te klientët vendas, informon media.

Ai akuzohet gjithashtu për pastrim parash dhe shkelje të ligjit federal për të huajt. Arrestimi i tij është konfirmuar tashmë nga gjyqtari përgjegjës për masat shtrënguese./e.t

Të fundit

Berati, qytet me shpirt

"Ka qytete që kanë shpirt: janë pikërisht ata që kanë një të kaluar. Nga kjo pikëpamje, qytetet u ngjasojnë...

Crystal Palace mposht Liverpool-in dhe fiton Community Shield

Crystal Palace ka fituar Community Shield, duke mposhtur në finale Liverpool-in, nga pika e bardhë e penalltive 3-2, pasi koha e rregullt u mbyll...

Kush është Mefail Shkodra, u mori jetën 3 personave në Gjilan

Mefail Shkodra, i akuzuar si autori i vrasjes së trefishtë në Gjilan, është person me precedent të mëparshëm kriminal. Në qershor të vitit të...

Premtimi i bujshëm që Perez i ka bërë Modric, pas transferimit te Milan

Pas një dekade suksesi të jashtëzakonshëme me Real Madridin, mesfushori kroat Luka Modric u largua këtë verë si lojtar i lirë dhe u transferua...

Breshëri plumbash mes dy automjeteve në Tetovë, një i vdekur

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Tetovë. Sipas asaj që mediat vendase raportojnë mësohet se një person ka humbur jetën dhe...

Lajme të tjera

Web TV