Grenell: Thaçi është peng i Speciales, akuzat janë çmenduri politike

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Diplomati Amerikan Richard Grenell, përfaqësuesi special i Presidentit Amerikan, Donald Trump, komentoi protestën e të enjtes kundër padrejtësive të Gjykatës Speciale, duke thënë se ishte inkurajues dhe shtoi se propozimi i kryeministrit shqiptar Edi Rama për një rezolutë në Kuvend është i duhur.

Grenell në intervistën ekskluzive për gazetaren e Klan Kosovës të shtunën s’kishte mëdyshje kur vlerësoi Gjykata speciale është një njollë e madhe për evropianët duke lejuar që ish-krerët e UÇK-së të mbahen për më shumë se pesë vjet në paraburgim. Diplomati shtoi se kjo taktikë dashakeqe ka prapavijë politike.

“Ky nuk është një sistem i drejtë i drejtësisë. Kur mbani dikë për kohë kaq të gjatë në burg me akuza të çmendura politike, unë mendoj se kjo është më shumë koment për ndjekjet politike penale që evropianët po i bëjnë, po e ndjekin se çfarë ka bërë e majta amerikane ndaj Trumpit, e dimë që është i njëjti person, Jack Smithi, i besuari i Joe Biden. Dhe pasi ia ka bërë këtë Hashim Thaçit, Joe Bideni e ka marrë për t’ia marrë të njëjtën Donald Trumpit. Pra, është i njëjti grup i njerëzve që kanë ndërmarrë ndjekje politike gjithandej Evropës dhe kjo është e tmerrshme dhe flet shumë më shumë për Brukselin, shumë më shumë për Hagën, shumë më shumë për natyrën politike të Evropës. Shikojeni, një nga gjërat që duhet ta bëjë Evropa është që duhet të përqendrohet në ekonomi dhe më pak në politikë”, tha Grenell për Klan Kosova

Grenell pa ekuivoke tha se e konsideron se ish-presidenti i , Hashim Thaçi, është peng i Gjykatës Speciale siç e cilësoi dhe sipas tij, propozimi i kryeministrit shqiptar  Edi Ramë është hap i mirë tutje për autoritetet kosovare rreth kësaj çështje.

Lexo edhe :  Drejtori i MZSH: Bashkitë nuk janë bashkëpunuese, problem uniformat e zjarrfikësve

“Po, me siguri konsideroj që çfarë i kanë bërë në pesë vitet e fundit është mu të qenit peng. Është një situatë e tmerrshme dhe duhet ta dëgjoni Edi Ramën. Mendoj se duhet t’i dëgjoni njerëzit gjithandej Evropës të cilët kanë filluar të thonë se kjo është e papranueshme. Nëse doni një sistem të drejtë të drejtësisë, kjo është tmerrësisht e gabuar”, tha Grenell.

/e.t

Të fundit

Rritja e çmimeve, qytetarët ankohen për cilësinë, për emigrantët janë të përballueshme

Ashtu si çdo sezon veror në Vlorë, çmimet janë rritur ndjeshëm. Për pushuesit në plazhe kjo rritje ka prekur...

Histori mahnitëse mbijetese, ja si e shpëtoi policia 46-vjeçarin të bllokuar në ujëvarë

Një burrë nga Kalifornia, i cili kohët e fundit mbeti i bllokuar pas një ujëvare për dy ditë ndërsa ngjitej, u shpëtua nga policia...

Lufta në Gaza/ Izrael, 38 të arrestuar në demonstratat antiqeveritare

Në Izrael, 38 persona u arrestuan në protestat e organizuara në të gjithë vendin sot (17 gusht), duke kërkuar përfundimin e luftës në Gaza...

Skadal në Korçë/ Vjehrra rreh nusen, pajiset me urdhër mbrojtje

Një rast i rëndë është raportuar në Korçë këtë të diel. Vjehrra ka dhunuar nusen e djalit, ndërsa kjo e fundit është pajisur me...

Shqipëria destinacion për turizmin dentar/ Preferohet për shërbimet shëndetësore

Shtetasit Italianë po përzgjedhin Shqipërinë si një destinacion jo vetëm për pushime por edhe për të marrë trajtime dentare e estetike. Një ndër platformat më...

Lajme të tjera

Web TV