Caktohet data, kur do të shqyrtohet kërkesa e Metës për heqjen e masës “arrest me burg”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka caktuar datën 13 korrik ora 10:00 për të mbajtur seancën ku do të shqyrtohet kërkesa e ish-Presidentit Ilir Meta për të ndryshuar masën e sigurisë “arrest në burg”.

Kërkesa do të shqyrtohet nga gjyqtari Erjon Çela, kjo për shkak se javën e kaluar gjyqtari Erjon Bani shpalli moskompetencën.

Seanca e kaluar u shty pikërisht për shkak të kërkesës së avokatit të Ilir Metës, Kujtim Cakrani, i cili kërkoi që çështja për masën e sigurisë duhet të shqyrtohet nga avokati që e ka ndjekur dosjen në hetimin fillestar, Erjon Çela, dhe jo nga gjyqtari i posaçëm Erjon Bani.

Gjyqtari Çela ishte me pushime javën e kaluar, e për këtë arsye shqyrtimi i kërkesës ju caktua Banit si gjyqtar i gatshëm. Por ky i fundit shpalli moskompetencë.

Ilir Meta kërkon të lirohet nga qelia me argumentin që tashmë nuk ka më rrezik për prishje provash pasi hetimet ndaj tij janë mbyllur dhe dosja ka kaluar për gjykim.

Më 4 gusht, SPAK i komunikoi zyrtarisht Ilir Metës mbylljen e hetimeve dhe kalimin e dosjes në gjykatë.

Ilir Meta akuzohet për korrupsion, pastrim parash dhe fshehje pasurie, për çështjet që kanë të bëjnë me dosjen e lobimit të LSI në SHBA dhe aferën CEZ-DIA.

Ish-Presidenti u arrestua më 21 Tetor 2024 dhe që prej atij momenti qëndron në paraburgim me masë “arresti në burg”./E.T

Të fundit

E mitura shqiptare u mbyt në pishinë! Lirohen prindërit dhe gjyshi

Autoritetet greke kanë vendosur të lirojnë me kusht prindërit dhe gjyshin e vajzës së mitur shqiptare, e cila humbi...

Mero Baze: E vetmja mënyrë që Lapaj të fitonte, ishte të mos e bënte atë betejë

Adriatik Lapaj humbi sot të drejtën për të marrë mandatin në Kuvend, duke paguar shtrenjtë një manovër formale me listën e mbyllur, të mbushur...

Kriza politike, Franca shkon në zgjedhje të parakohshme?

Kryeministri francez, François Bayrou rrezikon të humbasë votën e besimit më 8 shtator, pasi kërkon mbështetje për një plan shkurtime shpenzimesh prej 44 miliardë...

Identifikohet viktima e aksidentit në Vorë

Kujtim Luka 66 vjeç është viktima e aksidentit të mbrëmjes së kësaj të hëne në Vorë. Sipas raportimeve, Luka u përplas nga një automjet...

Vuçiq përsërit thirrjen ndaj protestuesve për dialog

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq e ka përsëritur të hënën thirrjen e tij për dialog me protestuesit, pas nëntë muajve të protestave dhe bllokadave...

Lajme të tjera

Web TV