Përmbytjet godasin Japoninë, mbi 3 milionë njerëz janë detyruar të largohen nga shtëpitë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Autoritetet japoneze u bënë thirrje të hënën miliona njerëzve të evakuohen nga shtëpitë e tyre, ndërsa shirat  e rrëmbyeshëm shkaktuan përmbytje dhe rrëshqitje toke në Japoninë jugperëndimore , duke lënë disa persona të zhdukur. 

Pamjet e transmetuara në televizionin japonez treguan shtëpi, dyqane dhe automjete të zhytura në ujë deri në një metër të lartë në shumë zona të prefekturës Kumamoto. Brenda një periudhe gjashtëorëshe këtë mëngjes, më shumë se 37 centimetra shi ranë në qytetin e Tamanës, qyteti më i goditur, që është një rekord lokal, sipas Agjencisë Meteorologjike të Japonisë.

“Situata paraqet një rrezik vdekjeprurës”, paralajmëruan meteorologët, duke shtuar se “kërkohet vigjilencë maksimale”. 

Paralajmërime dhe kërkesa për evakuim u lëshuan për më shumë se tre milionë banorë në Japoninë jugperëndimore, sipas Agjencisë së Menaxhimit të Zjarrfikësve dhe Fatkeqësive. Rreth 384,000 njerëz, kryesisht në prefekturën Kumamoto, janë vendosur në nivelin më të lartë të alarmit, tha agjencia. Në Misato, një qytet tjetër në prefekturë, ekipet e shpëtimit po punonin për të ndihmuar një burrë të moshuar të bllokuar brenda shtëpisë së tij, e cila u godit gjithashtu nga një rrëshqitje dheu, tha një zyrtar lokal për AFP-në./e.t

Të fundit

Një muze për arbëreshët në Vuno

Muzeu i Arbëreshëve do të ndërtohet së shpejti në Vuno, në vendin nga ku nisi ai eksod! I vendosur...

Salvini: Macron të shkojë vetë si ushtar, nuk i dërgojmë bijtë tanë në Ukrainë

Ukraina vazhdon të kërkojë siguri nga aleatët, si Amerika dhe Europa, për t’i bërë ballë betejave gjakderdhëse me Rusinë. Megjithëse presidenti amerikan Donald Trump e...

Stuhia, ndalohet dalja në det e anijeve të peshkimit në Vlorë

Për shkak të motit të keq që pritet të përfshijë Vlorën në dy ditët e ardhshme, do të ndalohet dalja në det e mjeteve...

“Ndihem i mashtruar”! Ylli i Barcelonës ndryshon menaxher

Frenkie de Jong ka vendosur të shkëpusë kontratën njëherë e mirë me agjentin e tij, Ali Dursun, dhe tani është shumë pranë rinovimit me...

Familja denoncon të zhdukur ish-zv/drejtorin e AKSHI-t

Familjarët kanë denoncuar si person të humbur Daniel Shima, ish-zëvendësdrejtorin e Përgjithshëm të AKSHI-t. Mësohet se kontaktin e fundit me familjen ish-zv/drejtori i Agjencisë Kombëtare...

Lajme të tjera

Web TV