Last Updated on 11/08/2025 by adminfjala
Një vatër zjarri që është aktivizuar prej ditës së djeshme në fshatin Tujan, në afërsi të Tiranës, vijon të jetë aktive edhe këtë të diel.
Era dhe terreni i vështirë kanë bërë që tymi të përhapet me shpejtësi, duke u ndjerë deri në qendër të kryeqytetit.
Deri në këto momente nuk raportohet për banesa të rrezikuara nga flakët. Shërbimet zjarrfikëse ndodhen në terren dhe po punojnë për neutralizimin e zjarrit dhe për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të tij.
Në lidhje me ngjarjen, policia ka proceduar në gjendje të lirë një 58-vjeçar, i cili dyshohet se ka shkaktuar zjarrin. Burime bëjnë me dije se ai vuan nga probleme të shëndetit mendor.
Autoritetet apelojnë për kujdes dhe bashkëpunim nga banorët e zonës, ndërsa hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes vijojnë. m.p.
