Punë pak, lekë shumë! Deputetët marrin 300 mijë euro paga, 220 mijë euro dietat

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kjo është vetëm një nga seancat plenare të muajit qershor, kur pas zgjedhjeve të 11 majit, rikthimi në parlament i deputetëve të legjislaturës së shkuar ishte me jo pak përtesë.

Salla plenare thuajse bosh, mungesat e një pjese të mirë të deputetëve, diskutime të vakëta e thuajse asnjë nismë nga ligjvënësit, gjithsesi nuk është reflektuar në pagën e tyre e cila në llogaritë bankare të deputetëve është derdhur e plotë.

Raporti financiar i pagave për muajin Qershor, i publikuar së fundmi në faqen zyrtare të Kuvendit tregon se në fakt, pasiviteti që pushtoi jetën parlamentare pas zgjedhjeve nuk i ka penalizuar financiarisht ligjvënësit në ikje.

Sipas raportit, vetëm 17 deputetë kanë bërë vetëm nga një mungesë gjatë Qershorit dhe u janë hequr nga 10 mijë lekë nga paga.

Në total për Qershorin, janë paguar për pagat e deputetëve plot 30,161,365 lekë, ose rreth 300 mijë euro.

Por jo vetëm paga. Ndonëse një muaj jo shumë aktiv, deputetët kanë marrë rreth 22 milionë lekë për karburant, telefon, qira e dieta udhëtimesh brenda vendit. Vetëm për udhëtimet për llogari të rolit të tyre si ligjvënës, për muajin Qershor Kuvendi u ka paguar deputetëve mbi 13 mln lekë ose rreth 130 mijë euro. Ata që kanë përfituar më shumë për këto udhëtime, janë emra si Agron Duka, Bujar Çela, Klodiana Spahiu, Lindita Metaliaj e Vangjel Dule.

Për qira, Kuvendi u ka paguar nga 35 mijë lekë 21 deputetëve, që nga Antoneta Dhima, Pendavinji, Fadil Nasufi, Nusret Avdulla, Saimir Korreshi apo Greta Bardeli.

Ndërsa më aktivët në Komisione, duke marrë edhe shpërblimin më të lartë financiar për qershorin janë Ismet Beqiraj, Etjen Xhafaj, Petro Koçi apo Pranvera Resulaj, shpërblimi për të cilët arrin në rreth 20 mijë lek. m.p.

Të fundit

Shpat Kasapi rrëfehet për herë të parë pas lajmit të sherrit në dasmë

Këngëtari i njohur Shpat Kasapi ka reaguar pas raportimeve se ishte përfshirë në një përleshje gjatë një dasme. Në një...

Fluks turistik në Rrugën e Kombit! Radhë në Kalimash, por pritje e konsideruar normale

Rruga e Kombit po përballet me një fluks të lartë automjetesh, kryesisht nga Kosova, teksa mijëra qytetarë po udhëtojnë drejt bregdetit shqiptar. Në pikën e...

“Kafshët ishin të lidhura!”/ Flet shqiptari, ikonë e zjarreve në Greqi me delen në krah

Mes flakëve të zjarrit që përfshinë rajonin e Patrës, këto pamje u bënë virale dhe prekën zemrat e mijëra njerëzve në Greqi dhe përtej...

Heraklioni, qyteti i fundosur: a mund të përsëritet historia?

Sipas mitit, Heraklioni ishte qyteti ku Helena dhe Paridi ndaluan përpara se të niseshin drejt Trojës. Historia e tij mund të shërbejë si një...

Mbyllen masivisht klubet e natës, ja faktorët që ndikuan në këtë vendim

Skena e klubeve të natës në Shtetet e Bashkuara dhe Evropë po përjeton një rënie të shpejtë dhe të ndjeshme, në kontrast të fortë...

Lajme të tjera

Web TV