Last Updated on 12/08/2025 by adminfjala
Policia kufitare në Sarandë kanë ndërhyrë në zonën e Ksamilit, pas një ankese të ardhur në portalin e bashkëqeverisjes, ku denoncohej një mjet Jet Ski që lundronte brenda perimetrit të sigurisë për pushuesit, duke i rrezikuar ata, pamjet të këtij rasti janë publikuan më pas edhe në rrjetet sociale.
Pas verifikimeve, shërbimet e Policisë Kufitare identifikuan mjetin lundrues Jet Ski, në pronësi të shtetasit S. D, ndaj të cilit u vendos masa administrative prej 100 000 lekësh, për “Shkelja e perimetrit të sigurisë, duke lundruar në zonat e ndaluara”, si dhe u bë bllokimi i mjetit lundrues.
Policia Kufitare apelon për të gjithë përdoruesit e mjeteve lundruese që të respektojnë me rigorozitet perimetrin e sigurisë ujore për pushuesit, të zbatojnë rregullat për përdorimin e mjeteve lundruese dhe të qëndrojnë vetëm në zonat e përcaktuara për lundrim. m.p.
