Zjarri në Gramsh, familja Çoniku rrëfen tmerrin e përjetuar

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Flakët e zjarrit kanë lënë pas dhjetëra banesa të djegura në fshatin Skënderbegas të Gramshit.

Flakët iu afruan edhe shtëpisë së Çlirim Çonikut.

Pas një beteje me zjarrin, ai tregon për agjencinë e lajmeve Reuters dëmet që ka pasur.

“Mos i ndodhtë asnjërit, askund, mos pafshim asnjëherë gjëra të tilla”, tha Çoniku.

65-vjeçari tregon se nuk pranoi të largohej nga prona e tij, pasi autoritetet dhanë urdhër për evakuim, sepse donte të mbronte shtëpinë dhe bagëtitë.

“Jam marrë me objektet. S’e mbajta dot objektin, punën time 35-vjeçare. Mundi im e djersa ime e 35 viteve. Zoti më dha fuqi që kam ruajtur vetëm shtëpinë për të fjetur gjumë”, shtoi ai.

Çlirimi tregon se ka humbur vreshtat e tij, më shumë se 500 pemë ulliri dhe të gjitha kafshët e tij, përveç qenit të tij besnik, Dasti.

“Janë rrafshuar 100% të gjitha prodhimet, arat, ullinjtë, vreshtat… vetëm qeni ka shpëtuar. Vajta ia zgjidha zinxhirin dhe erdhi pas meje nga frika. Nuk ndahej pas meje qeni”, tha Çoniku.

Gruaja e tij, Manushaqja, ishte evakuuar nga zjarrfikësit ditën e martë për shkak të rrezikut nga flakët, pasi zjarri u përhap me shpejtësi nga era në të gjithë fshatin. Por këtë të mërkurë, pas qetësimit të situatës, ajo u lejua të kthehej në shtëpi.

“Burri ka luftuar ashpër me flakët, por prapë jam shumë e kënaqur që më shpëtoi burri. Për mallin nuk dua ta di, se punoj dhe e bëj prapë”, tha ajo.

Zjarri, i nxitur nga erërat e forta, shkatërroi një pjesë të madhe të fshatit Skënderbegas. Flakët dogjën dhjetëra shtëpi dhe shkatërruan hektarë të tërë tokë bujqësore dhe sipërfaqe të mëdha me pyje./kb

Të fundit

Presidenca e Kosovës: Po analizojmë procesin e konstituimit të Kuvendit

Ekipi ligjor në Presidencën e Kosovës është duke bërë “analiza” lidhur me procesin e konstituimit të Kuvendit, i cili...

Ukrainasit publikojnë pamjet e arrestimit të njeriun që vrau ish-kreun e Parlamentit

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky njoftoi në orët e para të mëngjesit të së hënës se ishte arrestuar një i dyshuar për vrasjen e ish-kryetarit...

Zyrtare: Milani mbyll merkaton me mesfushorin francez

Milani ka përfunduar merkaton e kësaj vere duke zyrtarizuar transferimin e mesfushorit Adrien Rabiot. Mesfushori lë kështu Olympique Marseille për t'u rikthyer në bashkëpunim me...

Problem me financat, Muzeu Van Gogh paralajmëron mbylljen!

Muzeu Van Gogh në Amsterdam, shtëpia e koleksionit më të madh në botë të veprave të Vincet van Gogh, ka lëshuar një paralajmërim të...

Durrës, dhunohet turisti, policia procedon dy 17-vjeçarë

Policia e Durrësit përmes një njoftimi për mediat ka sqaruar një ngjarje të ndodhur më datë 14 gusht në qytetin bregdetar, ku është dhunuar...

Lajme të tjera

Web TV