Last Updated on 23/05/2026 by Anisa
Nis procesi i votimit në Korçë, anëtarët e PD-së drejt kutive për të konfirmuar Sali Berishën pa rival.
Anëtarët e PD-së po i drejtohen kutive të votimit për të konfirmuar në krye të partisë Sali Berishën, i cili garon pa një kandidat rival në fletën e votimit.
Sipas të dhënave nga strukturat lokale të Partisë Demokratike në qarkun Korçë, pjesëmarrja pritet të jetë e konsiderueshme, ndërsa numri i anëtarëve aktivë mbetet i lartë në disa degë të rëndësishme të qarkut.
Në Korçë, lista e anëtarësisë përfshin rreth 5 mijë anëtarë, ndërsa aktivë në proces pritet të jenë mbi 1200 deri në 1500 anëtarë.
Në Maliq, lista e anëtarëve numëron 1835 persona, ku mbi 1200 prej tyre konsiderohen aktivë dhe pritet të marrin pjesë në votim.
Në Kolonjë, dega e PD-së ka rreth 1000 anëtarë në listë, ndërsa aktivë janë rreth 500 anëtarë.
Në Devoll, lista përfshin mbi 1500 anëtarë, me më shumë se 500 anëtarë aktivë që pritet të votojnë gjatë ditës së sotme.
Ndërkohë, në Pogradec, lista e anëtarëve është rreth 1200, ndërsa mbi 700 anëtarë konsiderohen aktivë në strukturat e partisë./A.D
