Largimi i Jack Grealish, Man. City i beson fanellën me numrin 10-të talentit francez

Manchester City i ka dorëzuar zyrtarisht fanellën ikonike me numër 10 lojtarit të ri Rayan Cherki, pas huazimit të Jack Grealish te Evertoni.

Talenti 21-vjeçar francez iu bashkua Cityt nga Lyon për 36 milionë euro (30.5 milionë funte), me bonuse të mundshme të përfshira në marrëveshje.

Transferimi i tij u finalizua pak para fillimit të sezonit të ri dhe Cherki pritet të ketë një rol kyç në skuadrën e rifreskuar të Pep Guardiolës

Me largimin e Grealish drejt Evertonit në kërkim të më shumë minutave, City synon që Cherki të sjellë energji, kreativitet dhe dinamizëm të freskët në repartin ofensiv.

Ky hap tregon besimin e klubit tek potenciali i Cherkit për të ndjekur gjurmët e emrave të mëdhenj që kanë veshur numrin 10 në Etihad./ D.C