Gazetari Artur Nura thotë se nga takimi në Alaskë midis presidentit amerikan, Donald Trump dhe homologut rus, Vladimir Putin, fitimtar, nga ana gjeopolitike, ishte shefi i Kremlinit.
Në një intervistë për “Edicioni qendror” në ABC News, Nura u shpreh se është arritur marrëveshje për shkëmbime territoresh, edhe pse nuk është bërë publike.
“Ky takim ishte 50 me 50 në rezultate, nga pikëpamja matematikore. Në pikëpamje gjeopolitike më i fituar ishte Vladimir Putin. Putin nuk erdhi në një vend të BE, por në një shtet të rëndësishëm dhe doli fitimtar. Iu shtrua tapeti i kuq, u duartrokit nga Trump. Për mua është arritur një marrëveshje e madhe. SHBA do ta drejtojnë këtë organizim. Mendoj se marrëveshja është arritur në të gjitha dimensionet e saj. SHBA nuk është e përfshirë drejtpërdrejt në këtë konflikt. Do të kemi shkëmbime territoresh. Do kemi zgjidhje diplomatike. Unë besoj se po. Besoj se është sinjal për të gjithë globin, sepse konflikte të tilla nuk kemi vetëm në Ballkan.”, theksoi ai./kb