Last Updated on 17/08/2025 by adminfjala
Milani ka mposhtur Barin në sfidën e vlefshme për fazën e 1/32 të Kupës së Italisë. Sfida u fitua 2 me 0 në “San Siro”, ndërsa shënuan Leao dhe Pulisic.
Ishte rikthim për Allegrin në “San Siro”, ndërsa e pa ndeshjen nga tribuna për shkak të pezullimit që kishte nga më përpara. Projekti i ri me Igli Tare nis kështu me sukses.
Debutuan edhe Ardon Jashari me Luka Modric. Për të dy pati duartrokitje të ngrohta nga tifozët. Lajmi i vetëm i keq ishte dëmtimi i Leaos, që la fushën e lojës pas 17 minutave lojë./ D.C
