Lëndimi i Bukayo Saka është një goditje e madhe për Arsenalin dhe Mikel Arteta-n. Anësori anglez doli nga fusha i lënduar gjatë ndeshjes kundër Bayern Munich. Ai shfaqi probleme duke e bërë të pamundur që të qëndronte më gjatë në fushë teksa mbrëmja u mbyll me barazim 2-2 mes dy ekipeve.
Saka mësohet se do të mungojë të paktën 6 deri në 8 javë dhe Arteta do të duhet të gjejë zgjidhje për të mbushur boshllëkun e tij gjatë kësaj kohe. 25-vjeçari ka 4 gola dhe një asist në 11 paraqitje në të gjitha garat këtë sezon./mxh
