Nokaut brutal/ Boksieri 20-vjeçar hedh në parket Dillian Whyte në raundin e parë

Moses Itauma ka dhuruar një spektakël të vërtetë në ring duke e mposhtur bindshëm Dillian Whyte.

Dueli i zhvilluar të shtunën në ANB Arena të Riadit, si pjesë e “Esports World Cup Fight Week”, zgjati më pak se dy minuta.

Vetëm 119 sekonda iu deshën 20-vjeçarit për ta detyruar gjyqtarin të ndalonte ndeshjen, pasi goditjet e fuqishme të tij nuk i lanë asnjë shans ish-kampionit britanik.

Ky sukses i shpejtë shënoi fitoren e 13-të radhazi për Itauman, i cili vazhdon të mbetet i pamposhtur në karrierën e tij profesionale./ D.C