‘Amerikë, jemi kthyer!’ Trump futet në TikTok me mesazhe për 170 milionë përdorues

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Të martën, Shtëpia e Bardhë krijoi një llogari zyrtare në TikTok, me synimin për të përcjellë mesazhet e Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, te më shumë se 170 milionë përdorues të platformës në Shtetet e Bashkuara.

Llogaria e re, “@whitehouse”, u aktivizua mbrëmjen e 19 gushtit me një video të parë ku Trump deklaron: “Unë jam zëri juaj”, ndërsa në përshkrim shkruhej: “Amerikë, JEMI KTHYER! Çfarë po ndodh me TikTok?”

Vetëm tre orë pas publikimit të videos, llogaria kishte arritur në 25,000 ndjekës dhe aktualisht numëron rreth 70,000.

Presidenti Trump beson se TikTok e ndihmoi të fitonte mbështetjen e votuesve të rinj në zgjedhjet presidenciale të vitit 2024. Megjithatë, shqetmet nga ligjvënës dhe senatorë amerikanë për privatësinë mbeten të larta, pasi ekziston frika se të dhënat personale të përdoruesve amerikanë mund të bien në duart e qeverisë kineze.

@whitehouseAmerica we are BACK! What’s up TikTok?♬ original sound – The White House
Për muaj me radhë, administrata Trump është përpjekur të arrijë një marrëveshje që do ta detyronte kompaninë mëmë kineze, ByteDance, të shiste TikTok-un tek investitorë amerikanë. Sipas një ligji të miratuar nga Kongresi në vitin 2024, TikTok duhet të ndërpreste operacionet në SHBA deri më 19 janar 2025, nëse nuk realizohet shitja. Megjithatë, Presidenti Trump ka zgjatur disa herë këtë afat, duke pranuar se ka një “dobësi të vogël për TikTok”. Afati i ri për përfundimin e shitjes është caktuar për 17 shtator.

@whitehouseWe’re so back♬ original sound – The White House

 

Llogaria zyrtare e Trump në TikTok gjatë fushatës presidenciale, “@realdonaldtrump”, ka mbi 15 milionë ndjekës. Përveç kësaj, Presidenti mbështetet edhe në rrjetin Truth Social, ku është shumë aktiv, si dhe herë pas here poston edhe në platformën “X” (ish-Twitter).

Lexo edhe :  Një anije me qindra tonë ushqim niset drejt Gazës
@whitehouse‘I was the hunted, and now I’m the hunter.’♬ original sound – The White House 

Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Caroline Levitt, deklaroi: “Administrata Trump është e përkushtuar t’ua përcjellë popullit amerikan sukseset historike të Presidentit Trump në çdo platformë të mundshme. Mesazhet e tij dominuan TikTok gjatë fushatës, dhe tani jemi të entuziazmuar për të ndërtuar mbi këto suksese në një mënyrë që asnjë administratë më parë nuk e ka përdorur.”

Në një nga postimet e fundit, Shtëpia e Bardhë publikoi një video me momente ikonike të Presidentit, e cila fillon me deklaratën: “Tani jam unë gjuetari.”/kb

Të fundit

Interi refuzon 45 mln euro nga Napoli: Nuk e shesim

Me dëmtimin e Romelu Lukakut, i cili pritet të qëndrojë jashtë fushave të lojës për të paktën 3 muaj,...

Ndahet nga jeta ish-kampioni i mundjes Virxhil Maçolli

Është ndarë nga jeta në moshën 72-vjeçare Virxhil Maçolli (Xhili), një nga emrat më të njohur të mundjes pogradecare, por edhe asaj shqiptare. Ish-mundësi kampion...

Hagë, protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK

Protesta e 7 gushtit në Prishtinë, ku u kërkua lirimi i ish-krerëve të UÇK-së, do të vazhdojë më 14 shtator në Hagë, njofton Organizata...

Djathi i kontaminuar vret 2 persona në Francë! Mund të jetë importuar edhe në Shqipëri

Dy të vdekur e dhjetëra të helmuar në Francë nga djathi i kontaminuar me bakterin e llojit të listerisë. Sipas lajmit të publikuar nga britanikja...

“Nuk duam turma!” Protesta kundër turizmit masiv në Europë

Qytete të njohura turistike në Europë po përballen me një valë të re protestash nga banorët vendas, të lodhur nga pasojat e turizmit masiv...

Lajme të tjera

Web TV