Shëndetësia në alarm/ Rikthehet sëmundja e frikshme që dikur zhduku miliona njerëz

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një banor i zonës së Liqenit Tahoe në Kaliforni ka rezultuar pozitiv me murtajë, njoftuan të martën autoritetet shëndetësore të shtetit.

Sipas tyre, besohet se personi është infektuar pasi u pickua nga një plesht i infektuar gjatë një kampingu në zonën e South Lake Tahoe, sipas CNN.

Personi i prekur po shërohet në shtëpi dhe është nën kujdesin e profesionistëve të shëndetit, thanë zyrtarët e qarkut El Dorado në një deklaratë për media.

“Murtaja është natyralisht e pranishme në shumë pjesë të Kalifornisë, përfshirë zonat malore të qarkut El Dorado,” tha Kyle Fliflet, drejtor i përkohshëm i shëndetit publik në këtë qark.

“Është e rëndësishme që individët të marrin masa paraprake për veten dhe kafshët e tyre shtëpiake kur janë në ambiente të jashtme, sidomos gjatë ecjeve, shëtitjeve apo kampingut në zona ku jetojnë brejtës të egër.”

Sipas Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve në SHBA (CDC), mesatarisht raportohen rreth shtatë raste të murtajës tek njerëzit çdo vit në Shtetet e Bashkuara. Infeksioni shkaktohet nga bakteri Yersinia pestis dhe përhapet tek njerëzit përmes pickimit nga pleshta të infektuar ose kontaktit me kafshë të infektuara.

Simptomat zakonisht shfaqen brenda dy javësh nga ekspozimi dhe mund të përfshijnë ethe, të dridhura, dobësi dhe zmadhim të gjëndrave limfatike. Infeksionet nga murtaja mund të trajtohen me antibiotikë të zakonshëm.

Departamenti i Shëndetësisë Publike të Kalifornisë monitoron rregullisht popullatat e brejtësve për aktivitet të murtajës dhe këtë vit ka identifikuar katër raste pozitive tek brejtësit në rajonin e Liqenit Tahoe. Sipas autoriteteve të qarkut El Dorado, rasti i fundit pozitiv në këtë zonë ka qenë në vitin 2020.

Për të parandaluar infeksionin, CDC rekomandon:

Lexo edhe :  Kthjellime dhe alternime vranësirash/ Parashikimi i motit për sot, 19 gusht 2025

Të pastrohen zonat që mund të jenë strehë për brejtësit, si shkurret, grumbuj gurësh apo mbeturina.

Të përdoret repelent kundër insekteve si DEET në zona ku ekziston rreziku i ekspozimit.

Të përdoren produkte kundër pleshtave për kafshët shtëpiake.

Të mos lejohen kafshët që enden të lira në zona të rrezikuara të flenë në shtrat me njerëzit./kb

Të fundit

OKB konfirmon zyrtarisht zinë e bukës në qytetin e Gazës

Për herë të parë, një agjenci e mbështetur nga OKB-ja ka konfirmuar zyrtarisht shpërthimin e zisë së bukës në qytetin e...

Nënstacioni i ri elektrik në Fier, Kryeministri Rama: Do rrisë sigurinë e rrjetit

Kryeministri Edi Rama, përmes një postimi në rrjete sociale, ka ndarë pamje nga përfundimi i nënstacionit të ri elektrik në Fier. Krahas pamjeve, cilëson se...

“Portat e ferrit do të hapen”! Ministri izraelit kërcënon të shkatërrojë qytetin e Gazës

Ministri i Mbrojtjes i Izraelit, Israel Katz, ka kërcënuar të shkatërrojë qytetin e Gazës, pasi kryeministri Benjamin Netanyahu tha se ushtria e vendit do...

Arrestohet vajza e Eli Farës, u kap me kokainë në Tiranë

Vajza e këngëtares së njohur, Eli Fara është arrestuar në Tiranë. Mediat bëjnë me dije se Roxhensa Kapurani, 39 vjeçe, u kap me kokainë...

IKMT në aksion/ Shembet një tjetër objekt pa leje në jug të vendit

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit (IKMT) ka vijuar sot aksionin për shembjen e ndërtimeve pa leje në jug të vendit. Fadromat kanë prishur një...

Lajme të tjera

Web TV