Detajet dalin në dritë, si po fortifikohet kufiri i BE me Rusinë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Lituania ka njoftuar planin e saj për një vijë mbrojtëse prej 48 kilometrash përgjatë kufijve me Rusinë dhe Bjellorusinë, e cila përfshin fusha minash dhe ura që do të ishin gati të shkatërroheshin në çdo moment në rast të një pushtimi nga njëri prej të dy vendeve.

Tre shtetet baltike, së bashku me Poloninë, kanë filluar të fortifikojnë kufijtë e tyre për të penguar Kremlinin të shqyrtojë dhe planifikojë një sulm, duke përmirësuar gardhet metalike ekzistuese me pengesa dhe sisteme të ndryshme fortifikimi, pjesërisht të frymëzuara nga zgjidhjet teknike të përdorura nga ukrainasit për t’u mbrojtur nga sulmet ruse.

‘Vija e mbrojtjes Baltike’ me mina, bunkerë e

Kur të përfundojë, “Vija e Mbrojtjes Baltike” do të shtrihet përgjatë pjesëve të mëdha të tokës së Estonisë, Letonisë dhe Lituanisë – nga enklava ruse e Kaliningradit në perëndim, deri në grykëderdhjen e lumit Narva në lindje.

Edhe pse kritikët ndonjëherë e krahasojnë me tallje projektin me Linjën Maginot, të cilën Franca e ndërtoi përgjatë kufirit të saj me Gjermaninë para Luftës së Dytë Botërore dhe që rezultoi plotësisht joefektive, komandantët dhe analistët ushtarakë atje thonë se nxjerrja e kësaj analogjie është e gabuar.

Qëllimi, thonë ata, nuk është të krijohet një barrierë e vetme fizike për të ndaluar një pushtim, por të ngadalësohet çdo sulm tokësor dhe të “kanalizohen” forcat armike në zona ku do të ishte më e lehtë të mbroheshin në mënyrë efektive, siç raportohet nga The Times. m.p.

Të fundit

Presidenca e Kosovës: Po analizojmë procesin e konstituimit të Kuvendit

Ekipi ligjor në Presidencën e Kosovës është duke bërë “analiza” lidhur me procesin e konstituimit të Kuvendit, i cili...

Ukrainasit publikojnë pamjet e arrestimit të njeriun që vrau ish-kreun e Parlamentit

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky njoftoi në orët e para të mëngjesit të së hënës se ishte arrestuar një i dyshuar për vrasjen e ish-kryetarit...

Zyrtare: Milani mbyll merkaton me mesfushorin francez

Milani ka përfunduar merkaton e kësaj vere duke zyrtarizuar transferimin e mesfushorit Adrien Rabiot. Mesfushori lë kështu Olympique Marseille për t'u rikthyer në bashkëpunim me...

Problem me financat, Muzeu Van Gogh paralajmëron mbylljen!

Muzeu Van Gogh në Amsterdam, shtëpia e koleksionit më të madh në botë të veprave të Vincet van Gogh, ka lëshuar një paralajmërim të...

Durrës, dhunohet turisti, policia procedon dy 17-vjeçarë

Policia e Durrësit përmes një njoftimi për mediat ka sqaruar një ngjarje të ndodhur më datë 14 gusht në qytetin bregdetar, ku është dhunuar...

Lajme të tjera

Web TV