Last Updated on 24/08/2025 by adminfjala
Një zjarr i fuqishëm ka përfshirë një godinë të amortizuar pranë Bashkisë së Elbasanit, duke shkaktuar panik tek banorët dhe tregtarët e zonës.
Ngjarja ka ndodhur mesditën e së dielës, në një zonë me qarkullim të lartë qytetarësh dhe shumë banesa përreth, vetëm 150 metra larg godinës së bashkisë.
Për të shuar flakët, kanë ndërhyrë 10 zjarrfikës dhe 3 automjete të shërbimit, të cilët kanë punuar për disa orë për të vënë nën kontroll zjarrin. Pas ndërhyrjes, hetimet paraprake kanë treguar se shkak i zjarrit ka qenë një bombol gazi, e cila ndodhej brenda objektit.
Godina e përfshirë nga flakët është përdorur prej kohësh si magazinë nga tregtarët ambulantë, të cilët duket se ishin të pranishëm në momentin e shpërthimit të zjarrit. Fatmirësisht, nuk janë raportuar viktima apo të lënduar, por dëmet materiale janë të konsiderueshme. m.p.
